Trajneri Panucci lë jashtë
ekipit kombëtar Memushajn

Trajneri Panucci lë jashtë<br />ekipit kombëtar Memushajn<br>
Trajneri Christian Panucci do ta publikojë të premten listën e lojtarëve kuqezinj, që do të ketë të gatshëm për miqësoren e 26 marsit në “Elbasan Arena” ndaj Norvegjisë. Megjithatë, ftesat përkatëse kanë ditë që janë nisur në klubet respektive, të atyre që do të jenë pjesë e kombëtares për këtë test miqësor. Eshtë Benevento, që militon në Seria A, e cila ka zbardhur “mungesën” e parë të titullarëve të përhershëm, pikërisht të Ledian Memushajt.

Vlonjati nuk është ftuar nga Panucci për këtë miqësore, ndërsa bashkëlojtari tjetër, Berat Gjimshiti, po. Mesfushori vlonjat 31-vjeçar nuk është i dëmtuar, si Amir abrashi, fjala vjen, por mungesa e aktivizimit me Beneventon ka bërë që të humbasë edhe rolin e të padiskutueshmit në kombëtare.

Memushaj e ka humbur pozicionin e titullarit edhe në planet e trajnerit De Zerbi, ndryshe nga mbrojtësi ynë kuqezi, Berat Gjimshiti, që është lojtar fiks. Në gjithë këtë kampionat, Memushaj është aktivizuar në 17 ndeshje, por si kohë të plotë ka 1261 minuta lojë. Përveç minutave të pakta, Panucci kërkon edhe të rinojë Kombëtaren, pasi Memushaj është 31 vjeç dhe nëse ekipi kualifikohet në Euro 2020, ai do të ishte 33 vjeç.

Trajneri italian e ka përmendur moshën gjatë interviste të tijën me kapitenin Ansi Agolli. Në mënyrë indirekte ai ka lënë të kuptohet se edhe mosha është një kriter, nisur edhe nga minutat që luan me ekipin përkatës.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Bardhi hodhi drejt Spiropalit këmbën e karriges, Braçe: Kështu ulërinin dhe më 21 janar, ‘bjerini’! Këta kanë vrarë njerëz, pse nuk vepron SPAK?

Bardhi hodhi drejt Spiropalit këmbën e karriges, Braçe: Kështu ulërinin dhe më 21 janar, ‘bjerini’! Këta kanë vrarë njerëz, pse nuk vepron SPAK?