‘Trajtime të kushtueshme’, mbi 550 psikologë kërkojnë shkarkimin e presidentes së Urdhrit të Psikologut! Treska: Mbledhja e paligjshme

Duke renditur një listë të gjatë me shkelje, si mungesa e transparencës në vendimmarrje apo rritje të pa precedentë të tarifave e kuotacioneve, 553 psikologë kërkuan shkarkimin e Presidenten e Urdhrit të Psikologes, Valbona Treska.

Në mbledhje ku morën pjesë 386 persona, me votim të fshehtë, 204 anëtarë votuan për shkakërkimin e drejtueses Treska..

“Ka mungesë transparence në vendimmarrje dhe publikim i vonuar i vendimeve. Marrim përgjigje të vonuara ndaj shqetësimeve, shpesh herë dhe akute, nga drejtues të UP megjithëse ka 2 juristë, sekretare, Sekretar të Përgjithshëm, punonjës administrate. Kemi moskonsultim paraprak me anëtarët e Asamblesë kur teknologjia prej disa vitesh tashmë e thjeshtëson komunikimin, si dhe trajnimet janë të kushtueshme. Rritja e tarifave me mbi 30% kur nuk ka pasur rritje te ardhurash financiare për të gjithë psikologët. Ndaj dua ta mbyll duke thënë se psikologët ligjorë i paguajnë UP kuotën më të lartë nga të gjithë psikologët e tjerë, kuotë kjo e diferencuar. Komisionerit kundër Diskriminimit me anë të një vendimi e ka quajtur këtë kuotë diskriminuese. Fenomen shqetësues tjetër është që psikologët ligjorë edhe pse kanë kryer trajnimet e nevojshme nuk thirren për të asistuar pranë gjykatave”, tha psikologia Jona Begeja.

Vetë Presidentja e Urdhrit të Psikologut Valbona Treska thotë se nuk e njeh këtë rezultat, pasi e quan të parregullt mbledhjen. 

“Presidentja e Urdhrit të Psikologut vijon të jetë në krye të institucionit së bashku me organet e tjera të tij, konform të gjitha parashikimeve ligjore në fuqi.  Urdhri i Psikologut do të vijojë të përmbushë misionin e tij ligjor me përgjegjshmëri të plotë”, tha Treska. 

Është e paqartë arsyeja se pse Presidentja aktuale e konsideron të parregullt mbledhjen, nëse kjo lidhet me mënyrën se si ajo është thirrur apo nëse mbledhja ka pasur kuorum apo jo. Në nenin të Statutit të Urdhrit të Psikologut nënvizohet se Presidenti përfundon mandatin e tij përpara kohe kur: merret vendim nga Asambleja Kombëtare, me shumicën e thjeshtë të të gjithë anëtarëve.

Valbona Treska u zgjodh si presidente e parë e Urdhrit të Psikologut në 2017-n nga Asambleja Themeluese, ndërsa u rizgjodh në 2021 për një mandat tjetër 4-vjeçar.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar