Trajtimi i mbetjeve në landfill me teknologji moderne, studentë e pedagogë të inxhinierisë vizituan  Sharrën: Nuk e prisnim kështu, gjithça me standardet e BE-së

TIRANË-Në Landfillin e Sharrës studentë dhe pedagogë të Universitetit Politeknik të Tiranës të cilët ndjekin studimet master për “menaxhim energjie” realizuan një vizitë ku u njohën nga afër me të gjitha pikat e trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve të ngurta në këtë Landfill. Pedagogu i fakultetit të Inxhinierisë Mekanike Edmond Zeneli, tha se gjatë inspektimit të Zonës së Trajtimit të Mbetjeve janë të impresionuar nga ndryshimi dhe teknologjia e përdorur, e cila është në përputhje të direktivave evropiane.

"Në vijmë nga Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike. Jemi grupi i menaxhimit të energjisë. Së bashku me studentët në këtë vizitë sot në Landfillin e Sharrës jemi të impresionuar. Ka një ndryshim katërcipërisht për mirë dhe jemi të kënaqur pasi shikojmë në kryeqytetin tonë ato teknologji për mënyrat e trajtimit të mbetjeve të ngurta urbane në përputhje me direktivat e BE-së", tha Zeneli

"Përfunduam itinerarin tonë me një përshtypje të mrekullueshme. Nuk e dinim që ishte kaq mirë dhe pamë që edhe landfilli, edhe pjesa ku depozitoheshin mbëtjet më parë po rregullohet edhe më shumë", tha studentja Aldona Jaku.

Një tjetër grup studentësh dhe pedagogesh që bënë Zonën e Trajtimit të Mbetjeve të kryeqytetit, pjesë të studimeve të tyre ishte dhe ekipi i studentëve të masterit shkencor “Energji të rinovueshme”, i cili realizohet ne bashkëpunim me Universitetin e Hoenajmit në Gjermani dhe Universitetin Bujqësor nëTiranë. Edhe për përfaqësuesit e këtij projekti midis dy universiteteve, ndryshimet e realizuara nga shoqëria koncesionare Integrated Energy në Sharrë janë të dukshme, që nga gjelbërimi dhe deri tek landfillet e reja, të cilat janë ndërtuar sipas llojeve të mbetjeve që do të trajtohen.

"Për atë që ne ç'ka pamë këtu e krahasuar me para 2 vitesh gjithçka ka ndryshuar, me gjelbërim të vazhdueshëm të zonës por edhe ringritja e liqeneve apo fillimi i një landfilli të ri për diferencimin e mbetjeve", tha Prof. assoc Lirika Kupe nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit.

"Ishte një ndryshimë shumë i madh nga ajo që kemi parë më parpara. Pamë që investimet po bëhen edhe më të mëdha", tha Kristian Cani, student master “Energji e Rinovueshme”.

"Ishte hera e parë që unë në Sharrë. Se kisha imagjinuar ndonjëherë se do ishte kështu.  E kisha imagjinuar ndryshe. Një grumbullim mbeturinash por jo, ishte goxha e pastër", tha Megi Ahmati, studente master “Energji e Rinovueshme”.

Administratorja e shoqërisë IEBV theksoi së bashkëpunimi me universitetet është i hapur dhe thelbësor Administratorja e koncesionarit IEBV Ariola Kodra vlerësoi vizitën e studentëve dhe pedagogëve në landfill dhe tha se kompanitë e suksesshme kanë gjithmonë nevojë për profesionistë.

"Shoqëritë e mëdha kanë nevojë për profesionistë kështu që unë mendoj se të gjithë duhet të investojmë në këtë pjesë", tha ajo.

Shoqëria koncesionare IEBV lider ne trajtimin e mbetjeve prej vitit 2018 menaxhon dhe trajton mbetjet e ngurta me standardet më të larta evropiane të qarkut të Tiranës.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë