Traktati kundër armëve bërthamore nga fuqitë ndërkombëtare nuk ka ndaluar Kim Jong-un të testojë predhën e rradhës në det

Traktati kundër armëve bërthamore nga fuqitë ndërkombëtare nuk ka ndaluar Kim Jong-un të testojë predhën e rradhës në det

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un

Koreja e Veriut ka gjuajtur atë që është përshkruar si predhë e paidentifikuar në det, raporton BBC. Roja bregdetare japoneze e cila ka raportuar e para shpërthimin nga Koreja e Veriut, tha se mund të ishte një raketë balistike, por ende nuk është dhënë asnjë konfirmim i mëtejshëm.

Edhe pse ditën e hënë (4 janar) u krye një zotim nga 5 fuqitë ndërkombëtare, Britani e Madhe, SHBA, Rusi, France dhe Kinë se nuk do të përdornin asnjë armë bërthamore, Koreja e Veriut sërish ka hapur zjarr për të siguruar fuqizimin e forcave të saj ushtarake. OKB- ja veçanërisht e ndalon Korenë e Veriut të përdorë armë balistike bërthamore qoftë edhe si testime.

Nisja vjen disa ditë pas përfundimit të një seance plenare të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë (WPK) në të cilën udhëheqësi i DPRK-së Kim Jong Un ‘përshëndeti’ planet për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe për të përmirësuar jetën e njerëzve përballë asaj që ai e quajti " luftë e madhe për jetë a vdekje”. Vendi përballet me sanksione të rënda ekonomike nga Uashingtoni që synojnë ta detyrojnë atë të heqë dorë nga armët e tij bërthamore; megjithatë, Pheniani thotë se i duhen armët për të garantuar sigurinë e tij kundër sulmeve derisa të arrihet një traktat i përhershëm paqeje me SHBA-në dhe Korenë e Jugut.

Ai i bëri komentet gjatë një takimi kyç të fundvitit të partisë në pushtet të Koresë së Veriut.

Në vitin 2021, Koreja e Veriut vazhdoi avancimin e programit të saj të armëve , duke kryer atë që media shtetërore raportoi si testimin e një rakete të re hipersonike, si dhe të një rakete balistike me bazë treni dhe një raketë të re lundrimi me rreze të gjatë. Raketat balistike konsiderohen më kërcënuese se raketat e lundrimit, sepse ato mund të mbajnë ngarkesa më të fuqishme, kanë një rreze më të gjatë dhe mund të fluturojnë më shpejt.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë