Partia Demokratike prej katër ditësh ka nisur një protestë para godinës së qeverisë ku kërkon largimin e kryeministrit Rama duke e akuzuar për keqqeverisje dhe vjedhje të zgjedhjeve të 18 qershorit (akoma nuk janë zhvilluar).
Baza e protestës sipas kreut të PD, është rinia, që sipas tij kërkon ndryshimin dhe largimin e qeverisë.
Portali 'Jeta Osh Qejf' ka publikuar një letër që pretendon se është e kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili e kishte harruar sipas tyre në një nga restorantet e Tiranës, pasi kishte konsumuar darkën.
Menaxheri i lokalit, sipas portalit 'Jeta Osh Qejf' kërkoi që Këlliçit ti rikthehet trakti që kishte harruar, ndërsa në rast mohimi të tij janë kamerat e sigurisë që mund ta vërtetojnë që e ka pasur ai.
Por çfarë shkruhet në letrën që pretendohet se është e kreut të FRPD? Udhëzimet e Këlliçit për të rinjtë radikalë të PD janë nga arkivoli me Rilindjen, pelerinat e zeza, rroba burgu, por ajo që tërheq më shumë vëmendjen është fakti që kërkohet bojkoti i mësimit dhe që të jepen alarme për bombë në gjimnaze e universitete dhe ftesa për të rinjtë e LRI.
Pra sikur shikohet edhe nga letra udhëzimet për të rinjtë e PD janë që të terrorizohet kryeqyteti duke vërtetuar që protesta e sotme e PD është shumë larg asaj të '90 që pretendohet nga opozita.

Letra që kreu i FRPD harroi në lokal
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com