Trakti antikushtetues i Ilir Metës

Trakti antikushtetues i Ilir Metës

Në ditën e Rinisë, kryetari në detyrë i shtetit shqiptar Ilir Meta, ka gjetur rastin të dalë hapur me një thirrje sa antikushtetuese, aq edhe antiligjore, që në rastin më të parë, çdo organ prokurorie në cilindo vend tjetër demokratik, do ta kishte marrë në ndjekje penale. “O sot o kurrë”, u kërkon si kryetar shteti Ilir Meta, rinisë. U kërkon të ngrihen kundër shtetit, kundër qeverisë, kundër rendit kushetues. Për të “shpëtuar” nga kush, për tu ngritur ndaj kujt, për të përmbysur kë ? Ajo ç’ka kishte shkruar Ilir Meta në fb, ngjaste më tepër me një trakt mirëfilli, të cilin do ta kishin zili edhe komunistët e 1941, apo dhe ata që në vitet ‘50, shtypnin dhe hidhnin trakte kundër regjimit të Enver Hoxhës. Në dukje i “ashpër dhe kërkues” Ilir Meta u bënte thirrje të rinjve, jo sikur është kryetar shtetit akoma në detyrë, por sikur është sekretar i rinisë komuniste.

Në fakt thirrjet e tij, janë më tepër segmentale të parafushatës së LSI, se sa “mesazhe të ngrohta me qetësi dhe dashuri” për ditën e Rinisë. Trakti i Ilir Metës, ishte ndolli mllefi ndaj qeverisjes, ndaj reformave, ndaj drejtësisë së re, e cila nuk do të kursejë asnjë prej atyre që në 30 vjet,e bënë “çorape” të zezë politikën, biznesin, ekonominë, turizmin, financat. Ndaj atyre që privatizuan, fushat, lumenjtë, malet e larta, duke i kthyer në prona private, sikur ti kishin çifliqe të familjes. Trakti i Ilir Metës në fb, duhet të jetë indicje ndaj organeve të reja të drejtësisë. Si ka mundësi, në një shtet anëtar i KE, anëtar i NATO-s, kandidat për tu anëtarësuar në BE, dhe një aleat i fortë dhe i besueshëm i SHBA-së, kryetari i shtetit, nis dhe shkruan trakte antiligjore, nis dhe ndërsen rininë ndaj qeverisjes dhe rendit kushtetues, kur vendi ka mbi 30 vjet, që ka fituar demokracinë, fjalën e lirë, lëvizjen e lirë, dhe të gjitha të drejtat e njeriut. Shqipëria zoti Meta, nuk është nën diktaturë, as nën izolim total, pasi ndoshta ju akoma nuk e dini, se Enver Hoxha (njeriu që kyçi floririn dhe municionet në tunele betoni) nuk ekziston më, se “diktatura e proletariatit” nuk ekziston më, jo se e përmbysët ju, por shumica e shqiptarëve të vuajtur.

Në traktin tuaj zoti Meta, ju flisni si me tone urdhëruese, sikur të ishit “komandat brigade” por jo kryetar shtetit, duke nxitur të rinjtë të “marrin në dorë fatet e tyre dhe të atdheut”. Shqipëria zoti Meta, nuk është nën pushtimin e ndonjë force të huaj, as në një situate lufte, ndaj aludimet tuaja, ngjasin më tepër me ato të Doktorit, mikut tuaj të zemrës. Në qoftë se, kjo hyn tek pjesa e “parafushatës” së LSI apo Partisë Demokratike, apo tek ambicja juaj për të kapur vendin “vacant” të kryetarit të opozitës së ardhshme, ndoshta duhesh mirëkuptuar. Por gjithsesi, thirrjet tuaja, jam i sigurtë se nuk do ti dëgjojnë as “të rinjtë” e LRI-së, edhe sikur ti kishit sajdisur kësaj vere në Jalë, me “shkuma party”. Dhe, e dini pse ? Sepse nuk ju besojnë më as ju, dhe as Monikën, pasi shohin më tepër nga e ardhmja , se nga e shkuara, dhe sepse Shqipëria është sa e lirë dhe demokratike, aq edhe e hapur , për ta trajtuar ju si “ishull të izoluar”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Futën në Evropë 2 mijë tonë veshje sportive të falsifikuara, çmontohet organizata kineze, 73 të arrestuar! Sekuestrohet 12,5 mln euro mall

Spanjë/ Futën në Evropë 2 mijë tonë veshje sportive të falsifikuara, çmontohet organizata kineze, 73 të arrestuar! Sekuestrohet 12,5 mln euro mall