Tramezzani: De Biasi refuzoi oferta
nga klube prestigjoze për Shqipërinë

Tramezzani: De Biasi refuzoi oferta<br />nga klube prestigjoze për Shqipërinë
Ish-ndihmësi i teknikut italian që drejton Shqipërinë, Paolo Tramezzani pas largimit nga kombëtarja ka folur me superlativa për kuqezinjtë dhe punën e De Biasit.
 
Ishte eksperienca e punës më e bukur dhe më e rëndësishme e jetës sime, besoj se nëse sot arrita të vendosem në këtë situatë të favorshme, është pikërisht pasi pranë De Biasit kam mësuar shumë, kam pasur mundësinë për t’u rritur dhe për t’u përballur me gjërat.
 
Do të ruaj gjithnjë atë që më dha në aspektin futbollistik, në këndvështrimin e ndjenjave dhe miqësisë, dhe mbi të gjitha në këndvështrimin e raportit që kemi pasur pasi mund të them që deri në këtë moment është personi më i rëndësishëm që kam gjetur në botën e futbollit
”.
 
Përsa i përket të ardhmes së De Biasit, trajneri i ri i Luganos, Paolo Tramezzani zbulon se gjatë verës i kanë ardhur shumë oferta, por ai i ka refuzuar për Shqipërinë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene