Tramezzani dëshiron të ketë te
Lugano një tjetër futbollist shqipta

Tramezzani dëshiron të ketë te<br />Lugano një tjetër futbollist shqipta
Numri i futbollistëve shqiptarë në skuadrën zvicerane të Lugano-s, shumë shpejtë mund të rritet, pasi edhe një tjetër talent shqiptar ka hyrë në listën e dëshirave të Tramezzanit.

Sipas raportimeve të mediave sportive, bëhet fjalë për një prej vëllezërve Ajeti, 19-vjeçarin Adonis, i cili shumë shpejt mund t’i bashkohet skuadrës.

Futbollisti 19-vjeçar, ka qenë pjesë e skuadrës së Uil, e cila luan në kategorinë e dytë, gjatë dy sezoneve të fundit, por nuk është aktivizuar rregullisht duke zbritur në fushë vetëm 12 herë gjatë kësaj periudhe.

Tramezzani i ka ndjekur vëllezërit Albian dhe Adonis Ajeti gjatë kohës kur ai ishte në kërkim të lojtarëve shqiptar për t’i bindur të veshin fanellën e kombëtares. Por edhe pse ka arritur të bind  për të marrë pasaportën shqiptare, asnjë prej tyre nuk është aktivizuar ende me kombëtaren shqiptare.

Momentalisht te Lugano aktivizohen dy futbollist shqiptar, Ezgjan Alioskit dhe Armando Sadikut.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos