Armando Sadiku është zyrtarisht lojtar i Luganos në Superligën e Zvicrës. Sulmuesi i kombëtare shqiptare është transferuar te kjo skuadër në formë huazimi deri në përfundim të sezonit.
Marrëveshja përfundimtare mes palëve u arrit paraditen e kësaj të shtunë, me hedhjen e te zezës mbi të bardhë. 25-vjeçari kthehet kështu te skuadra ku shënoi 24 gola në 43 ndeshje për një sezon e gjysmë nga korriku i 2012-ës deri në janar të 2014-ës në Challenge League.
Te Lugano do të jetë nën udhrat e trajnerit Paolo Tramezzani, ish-ndihmësit të De Biasit, i cili pikërisht në dhjetor mori zyrtarisht drejtimin e skuadrës jugore të Zvicrës.
Ishte këmbëngulja e Tramezzanit që ndikoi në arritjen e marrëveshjes me dy klubeve, pasi për sulmuesit shqiptar në ditët e fundit të 2016-ës këmënguli edhe Vaduzi, por pa mundur ta mposhtë rivalitetin e Luganos.
Zyrihu pranoi ta huazonte Sadikun për faktin e kryeson Chellenge Leage me 12 pikë më shumë se Xamaxi, cka do të thotë se rikthimi në elitën e futbollit zvicëran për këtë skuadër mbetet formalitet.
Gjatë pjesës së parë të këtij sezoni Sadiku u aktivizua në 9 ndeshje, duke shënuar 5 gola, por për shkak të pranisë së disa sulmuesve cilësorë në skuadër, drejtuesit e Zyrihur pranuan ta huazonin te Lugano./Supersport
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com