TIRANW- Urdhri doli, por e mërkura nuk i gjeti në punë të gjitha mjetet e transportit publik. Sa nga kërkesat e shoqatave dhe sa nga kakofonia e informacioneve, sediljet ishin thuajse bosh!
Edhe këtë të enjte, situata ishte e njëjtë... Transporti në Shqipëri është hapur pjesë-pjesë. Pritja në stacionet e linjave urbane brenda Tiranës, është e kotë! As të premten në kryeqytet nuk do të dalin në punë autobusët urbanë.
Vendimi është marrë nga Unioni i Shoqatave të Transportit Publik në një takim me administratorët e autobusëve ndërqytetës si dhe me përfaqësues të urbanëve. Pa u ndryshuar protokolli dhe pa u plotësuar kërkesat e tyre, askush nuk do të dalë në rrugë, duke vënë në pikëpyetje edhe linjat që dolën në punë kur morën urdhrin në “dorë”.
Zgjidhjen nuk e shohin përmes deklaratave publike, por uljen në një tavolinë me Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.
Paga e dytë e luftës nuk është e vetmja kërkesë e tyre. Heqje akcizës për naftën, si dhe e TVSH-së për vitin 2020, rimbursim për vendet që bosh, biletë edhe për kategoritë me libreza apo abone, dhe rimbursimin e tyre ta marrë përsiër shteti, janë ndër kërkesat që kanë mbetur pa firmë miratimi.
Zbatimi i protokollit sipas tyre është i vështirë, ndaj fatorinot dhe shoferi nuk duhet të gjobiten nëse pasagjerët nuk respektojnë rregullat.
-
Ketu ne Worcester.MA, autobuzet kane 4 muaj qe po I marrin pasagjeret falas,orari I reduktuar,2 m larg shoferit,maskat te detyruara,nuk te lene as hunden ta kesh te zbuluar,jo me shume se 10-12 veta,nje karrige bosh ,nje plot,sherbimi nuk u ndalua asnjehere.Duhet qe shoferet ne Shqiperi te ndryshojne veprimet e mendimet.
Përgjigju -
Jeni me pleherat e biznesit ju zagaret e teansportit publik te Tiranes. Kurre mos dalshi ne pune se njerezia u mesua dhe pa juve. Ministrja Balluku tu fuse kollaren ju e tu heqi liçensat te gjitheve dhe pastaj dridhni bishtin ju hajduter. Keni vjedhur sa mos ju ngopte zoti, nuk keni sherbyer kurre qytetareve por vetem xhepave te juaj.
Përgjigju -
O sa mire ishallah ti shtoi zoti inatin ketyre autobuzave edhe nja dy muaj se u kenaqem me pune ne taksit ..
Përgjigju -
Po hapni autobuzet o fisderra se e moret ne qafe popullin
Përgjigju -
Me mire qe nuk filloni se njerezit u mesuan pa autobuza nuk i zbatoni dot rregullat e korones dyndje neper stacione sikur ka protesta pa autobuza eshte qetesi dhe pa ndotje
Përgjigju -
Ti heqin taxat deri ne 2030-n, mendoj. Ikni or huj, te hapen apikime e fresa per ata qe mendojne se ja dalin me kete biznes, dhe ti ruajne se mos i godasin keta te “mecurit”. Asnje vend ne BE nuk i rimburson vendet bosh, as Katari sja del dot, jo me vendi yne i lodhur. Boll me kafshet qe u rrihen fatorinot per pasagjere. Stop Shpella
Përgjigju











Komente
Komento