Punonjësit e Transportit Publik janë të qartë në kërkesat e tyre në protestën e zhvilluar ditën e sotme. Ato kërkojnë një pagë të dytë lufte prej 40 mijë lekësh, pasi ka qenë sektori më i goditur nga mbyllja për shkak të COVID-19, por edhe ndryshim të protokollit. Sipas tyre, ky protokoll i ngarkon shoferin dhe fatorinon me përgjegjësi shtesë, që të mos kalohet kapaciteti prej 70% pasagjerësh dhe nëse janë të pajisur me maska.
"Nuk mund t'i zgjedh me numër pasagjerët".
"Po protestojmë për rrogën, 400 mijë lekë të punosh me autobus me 24 veta është skandaloze, me 24 veta ca bëhet as nafta nuk del e jo më rroga. të na japë rrogat e tjera, nuk e mbyllëm për qejfin, tonë duam edhe 2 paga të tjera 400 mijë lekëshe".
"Unë jam i Kinostudios- Kombinatit, ai më ngarkon mua me përgjegjësi që të zbatojmë protokollin" .
"Unë jam me Vorën, kemi marrë 400 mijë lekë, të na japë pagën e dytë, ai na ka thënë pas 25 majit do liroheni, nuk po shohim gjë, hapi bizneset, ndërsa se vijojmë të jemi të mbyllur".
"Nuk kthehemi në punë se ngarkon shoferin dhe faturinon të zbatojnë protokollin. Kërkojmë heqjen e përgjegjësisë së zbatimit të protokollit"
"Jam nga linja Allias- Kristal, ne i kemi kërkuar kushtet e kompanisë, por edhe pagën e luftës. Kemi marrë një pagë 400 mijë lekë, dëgjova Manastirliun që thotë hoqëm kufizimet, por zbatimin e prokotollin. Nuk kemi asgjë, duam pagën e luftës dhe vetëm kaq, jam familjar".
"Jam nga linja Selitë- Allias, jam shofer. 400 mijë lekë na i dha me u tall, me datën 20 prill e kemi humbur vendin e punës".
"Ai thotë që fatorino të jetë polic, të hipin pasagjerët dhe të jenë me maska, këtë punë ta bëjë bashkia. Rama nxjerr policët për të na hequr nga protesta, dhe nuk na jep ne rrogën. Po fillova unë sot punën, pagën do e marr në gusht. Jemi në të rrezikuar të parët. Si mund t'i hapim linjat me këto kushte".
"Të shkojmë të vjedhim të dalim në lajme që vodhëm., jemi mbytur në dyqane borxh, jemi njerëz familjarë", shprehen punonjësit.
Lajmi kryesor: