Transballkanikja, banorja: Mu
shemb shtëpia, natë në qiell të hapur
FOTO/ Aksioni ne lagjen "Kushtrimi"

Transballkanikja, banorja: Mu<br />shemb shtëpia, natë në qiell të hapur<br />FOTO/ Aksioni ne lagjen
VLORE - Aksioni i Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit vijoi edhe gjatë ditës së sotme me shembjen e rreth 50 banesave që preken nga projekti i rrugës Trans-ballkanike në qytetin e Vlorës. Një banore e lagjes “Kushtrimi” që nga vitit 1985 në qytetin bregdetar, shtëpia e së cilës u shemb gjatë së hënës, thotë për A1 Report se e ka kaluar natën në qiell të hapur. Ëngjëllushe Shuapi, nënë e tre fëmijëve, thotë se nuk ka asnjë vend ku të shkojë ndërsa i bën apel qeverisë që të mbajë premtimet e tu sigurojë strehim.

“Më kanë prishur shtëpinë dje dhe kam fjetur në qiell të hapur. Kryeministri më premtoi se do të shikojë çështjen time për strehim dhe kam mbetur jashtë. Kam tre fëmijë dhe nuk kam se ku të shkoj, do të fle në qiell të hapur”, shprehet zonja Shuapi për A1 Report.

gruaja ne vlore me logo

Banori Enver Mezani: Nuk largohem pa marrë dëmshpërblimin
Por gjatë aksionit të ditës së sotme është shënuar edhe një tjetër incident. Enver Mezini kundërshtoi prishjen e banesës së tij. Ai nuk pranoi të dilte nga shtëpia pasi thotë se nuk ka marrë dëmshpërblimin. “Nuk do të lejoj prishjen e banesës deri në marrjen e parave”, tha ai.

Aksioni i IKMT do të vijojë dhe në mbështetje të punonjësve të IKMT janë edhe forcat e rendit.

Implementimi i projektit për rrugën Trans-ballkanike mori udhë dje kur nisi dita e parë e aksionit të IKMT-së për të shembur objektet që preken nga ndërtimi i kësaj rruge, ku u prishën 35 banesa.

aksioni IKMT vlore
aksioni IKMT vlore
ikmt vlore
ikmt vlore
ikmt vlore

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit