VLORË - Banesat në lagjen “Kushtrim” të qytetit të Vlorës të parashikuara për tu shembur nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në kuadër të rrugës Trans-ballkanike do të jenë pjesë e debateve dhe konsultimeve të qeverisë Rama.
Garancia është dhënë nga deputeti socialist i zonës, Koço Kokëdhima, i cili zhvilloi një takim me banorët e zonës, duke thënë se problemet e tyre do të jenë në vëmendjen e qeverisë, e cila do të shqyrtojë çdo rast.
Ai pohoi se IKMT-ja nuk është institucion i pavarur dhe kërkesat e banorëve do shqyrtohen me seriozitet pasi shumë prej tyre jetojnë prej 70 vitesh në këto banesa.
“Me siguri që do të ketë disa reflektime dhe disa qëndrime me qëllim që të konsiderohen shumë raste që duhen konsideruar. Shumë banorë atje kanë të njëjta të drejta për legalizim siç i kanë banorët në territoret e tjera të Shqipërisë që përfitojnë nga ligji për legalizimet dhe përfitojnë nga programet tona politike dhe në këtë pikëpamje këta banorë padyshim që nuk do të diskriminohen dhe nuk mund të diskriminohen”, u shpreh deputeti socialist.
Kur të përfundojë ky proces dhe palët të bien dakord atëherë do nisë puna për rikonstruksionin e rrugës.
“I kam dëgjuar këto banorë një për një dhe jam informuar për situatën dhe problemin që kanë. Ajo rrugë që bëhet atje është një lajm i mirë për Shqipërinë, sigurisht që duhet të jetë dhe do të jetë një lajm i mirë edhe për vetë banorët e asaj zone, ajo rrugë nuk është fatkeqësi për askënd”, tha deputeti Koço Kokëdhima.
Qeveria ka vendosur dëmshpërblimin e të gjitha banesave që preken nga ndërtimi i rrugës transballkanike. Për ato që janë të legalizuara do të dëmshpërblehen me njëherë, ndërsa banesat që kanë qenë në proces legalizimi, qeveria do t’i paguajë 2 vjet qeranë dhe do t’i kthejë të gjitha paratë që kanë shpenzuar gjatë procesit për legalizimin e tyre.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
12.5%
-
Pak
15%
-
Aspak
72.5%
Vota total: 40
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti Trump fal 23 protestuesit kundër abortit
24 Janar, 13:35
-
Napoli bën ofertë zyrtare për Ardian Ismajlin
24 Janar, 13:30
-
Gjirokastër/ Goditën me sende të forta një person, arrestohet 31 vjeçari, në kërkim i vëllai
24 Janar, 13:21
-
Athinë/ Përkeqësohet shëndeti i Kryepeshkopit Anastas, këtë mëngjes pësoi dështim të shumëfishtë të organeve! Prej 3 janarit i shtruar në spitalin 'Ungjillëzimi'
24 Janar, 13:20
-
Ekzekutimi i Lulzim Vishës në Kamëz, gjendet një makinë e djegur në Zall Herr të Tiranës
24 Janar, 13:11
-
‘Fitorja për popullin maqedonas’, rivali e provokon para duelit të madh në Angli! Boksieri Hysa: Do të flasë ringu
24 Janar, 13:04
-
I vëllai iu vra sot në Kamëz, Report Tv siguron FOTON e Besnik Vishës, i arrestuar në '97 për vrasjen e policit
24 Janar, 13:04
-
Përdorimi i antibiotikëve në fermat e kafshëve, Vuksani: Rrezik për njerëzit, po krijohen super bakteret, abuzohet me matrikullimin kur çohen në thertore
24 Janar, 12:56
-
Shkodër/ Dhunonte bashkëjetuesen në prani të fëmijës së mitur dhe i kërcënonte për jetën, arrestohet 65 vjeçari
24 Janar, 12:55
-
Itali/ Arratiset nga burgu i Ankonas 'Akili'! Xhevdet Plaku vuante dënimin për trafik droge! Zbërthimi i SkyECC zbuloi planin për t'i bërë atentat në 2019
24 Janar, 12:39
-
Australian Open/ Jannik Sinner s'ka të ndalur, numri një i botës mposht Shelton dhe gjen Zverev në finale (VIDEO)
24 Janar, 12:32
-
Partneriteti SHEBA-n izraelite, Koçiu: Riorganizim i shërbimit onkologjik! Rëndësi do marri komunikimi me pacientët, do na ndihmojnë me administrimin e barnave
24 Janar, 12:24