Transferimi i bujshëm, Juve
pranë portierit Donnarumma

Transferimi i bujshëm, Juve<br />pranë portierit Donnarumma
Juventus zgjat duart mbi portierin e Milanit, Gigio Donnarumma. Lajmin për një transferim të mundshëm të bujshëm e jep "La Repubblica", sipas së cilës, në ambientet pranë bardhezinjve jepet si punë e mbaruar.
 
Sipas gazetës, transferimi do të bëhet në korrik, të paktën 40 milionë euro për kartonin dhe pesë milionë neto për lojtarin, me një kontratë katërvjeçare.
 
Milan nga ana e tij por përpiqet të rinovojë me portierin, për t'i paraprirë strategjisë së Mino Raiolës, i cili duket se është gati të presë skadimin e kontratës më 2018, për të hapur një ankand ndërkombëtar për të riun kuqezi.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar