Transferimi në Angli? Neymar flet 
për kontratën e tij dhe Messi-n

Transferimi në Angli? Neymar flet <br />për kontratën e tij dhe Messi-n
Pas lajmeve se do të transferohet në Angli tek klubi i Manchester United, ka ardhur edhe reagimi i parë i Neymar rreth këtyre zërave. Në një intervistë për “Mundo Deportivo” ka folur për të ardhmen e tij duke hedhur poshtë të gjithë spekulimet në media. Ai e ka theksuar edhe njëherë se ndihet i lumtur tek skuadra e Barcelonës dhe kjo ka qenë ëndrra e tij.
 
“Ëndrra ime ishte të isha pjesë e Barcelonës. Kur isha fëmijë e dashurojë një transferim te ky klub i madh. Akoma më e bukur bëhet kur plotësohet ëndrra. Premier League? Jam i lumtur te Barcelona dhe po luaj shumë mirë”, u shpreh ai.
 
Gjithashtu Nyemar ka folur edhe për të ardhmen e Messi-t tek skuadra e Barcelonës. “Messi do të rinovojë sepse ai është Barca dhe Messi i Barcelonës", tha Neymar.
 
Neymar u ndal edhe te sfida ndaj Paris Saint Germainit, me Barcelonën që falë atij suksesi 6-1 në Camp Nou arriti të realizonte një përmbysje historike.
 
“Ishte diçka unike, e kam përjetuar atë sfidë sikur të ishte një ndeshje në limitet e të pamundurës, por në fund morëm një fitore që na ka bërë shumë euforikë të shohin me optimizëm nga pjesa e mbetur e sezonit”, shtoi në vijim të fjalës së tij Neymar.
 
Neymar të dielën mund të festojë golin e tij të 100-të me Barcelonën nëse realizon ndaj Granadës. Blaugranat janë shtëpia e tij e dytë dhe 25-vjeçari vetëm pak kohë më parë rinovoi kontratën e tij me Barcën deri në vitin 2021.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve