Transferimi në shkollë tjetër për herë të parë në e-albania! Aplikimi deri javën e parë të shtatorit! Kërkesa refuzohet kur ndryshojnë lëndët

Për herë të parë, transferimi i nxënësve nga një shkollë në tjetrën do të bëhet online, përmes platformës qeveritare e-Albania. Në një intervistë për Report Tv Drejtoresha e shkollës ‘1 Maji’ në Tiranë, Entela Lika sqaron të gjithë procedurën e aplikimit deri në javën e parë të shtatorit dhe arsyet përese një kërkesë transferimi mund të refuzohet. Për psikologen Lira Gjika ndërrimi i shkollës është një fazë e vështirë për fëmijën, ndaj apelon që prindërit ta trajtojnë me kujdes.

“Prindi identifikohet si qytetar në portalin e - Albania . Zgjidhni shërbimin "Transferimi i nxënësve në arsimin bazë brenda vendit". Klikoni butonin "Përdor" Plotësoni formularin e aplikimit dhe klikoni "Dërgo". Aplikimi kalon për shqyrtim te drejtorit i shkollës ku nxënësi do të transferohet. Drejtori i shkollës pritëse shqyrton aplikimin dhe vendos aprovimin ose refuzimin. Aplikuesi njoftohet elektronikisht për pranimin ose refuzimin e aplikimit të tij. Në rast aprovimi, drejtori nënshkruan dhe vulos dokumentacionin e transferimit, ia dorëzon nxënësit që do të transferohet , ia dërgon zyrtarisht drejtorit të IA - se pritëse dhe bën ç'rregjistrimin e nxënësit. Drejtori i IA - së pritëse bën regjistrimin e nxënësit”, tha Drejtoresha Entela Lika.

Në shkollën 9 vjeçare, “1 maji”, drejtoresha Entela Lika, thotë se kanë ardhur disa kërkesa për transferim duke sqaruar edhe aryet pse refuzohet ky proces për disa nxënës.

“Ne si shkollë pritëse kemi të drejtën të shikojmë transferimet në dalje dhe hyrje. Ne kemi shumë kërkesa që pikërisht, drejtori i institucionit merr në shqyrtim dosjen. Ky dokumentacion që shqyrtohet dhe biem dakord që të pranojmë nxënësit, firmosim një letër transferimi. Nëse bëhet një transferim aplikohet nëpërmjet e-albania. Dikush do të vijë nga një shkollë publike në jo publike. Ka raste që afrohen me banim afër shkollës. Ne kemi pasur momente refuzimi pasi ka nxënës që nuk kanë gjuhën e huaj të përbashkët me ne. Ose ka pas raste që kanë dashur të vijnë nga periferia. Ka raste që janë refuzuar edhe për shkak të kapacitetit të madh në klasa. Për këtë vit në shkollën “1 maji” ka pasur 18 aplikime. Jemi në shqyrtim të kërkesave. Nuk kemi kufizim dhe jemi në pritje të kemi aplikime. Aplikimet janë mbyllur vetëm për klasat e para. Fëmijët mos të kenë dyndje vetëm në një shkollë por të shikojnë dhe shkolla të tjera”, tha drejtoresha e shkollë 1 maji”, tha Drejtoresha Entela Lika.

Por transferimi shpesh nuk pranohet nga fëmijët të cilët e përjetojnë me ankth këtë periudhë ndryshimi. Psikologia Lira Gjika thotë se prindërit duhet të tregojnë kujdes për mënyrën sesi duhet të flasin me fëmijët.

“Krijon ankth. A do më njohin nxënësit, a do më njohe mësuesja. Krijon konfuzion. Nëse ka një arsye madhore ok. Nëse prindi e heq fëmijën se mësuesja është e ashpër. Natyrisht që do shpjegim. Prsh: Po të heqim se aty ka shumë fëmijë dhe mësuesja nuk arrin të mësoje. Pa fyer as mësuesen dhe as shkollën. Kur i fyen mësuesin, i vret shkollën, të mësuarin, dëshirën fëmijës. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm. Fëmijët e vuajnë shkëputjen nga shokët. Do njëlloj durimi dhe butësie. E gënjejmë. Hë se të çoj nesër në shkollë”, tha psikologia Lira Gjika.

Në raste të ndryshimit të vendbanimit, transferimi i nxënësit nga një shkollë në tjetrën do të jetë i hapur përgjatë gjithë vitit dhe të drejtën e aplikimit e ka vetëm personi që ka kujdesin prindëror.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare