Shërbimi i Urgjencës Kirurgjikale nga QSUT do të transferohet në spitalet univerisitare të Traumës dhe 'Shefqet Ndroqi’, kjo pasi do t’i hapet rrugë investimit në Spitalin Infektiv me standarde bashkëkohore.
Shërbimi për këta pacientë do të ofrohet në ambientet e spitalit Covid3 dhe në varësi të numrit të rasteve, sipas një plani të përcaktuar. Ndërkohë shërbimi i urgjencës infektive do të ofrohet në ambientet e urgjencës kirurgjikale në QSUT.
Për këtë arsye, urgjencat kirurgjikale të Kirurgjisë së Përgjithshme Abdominale të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", do të transferohen pranë Spitalit Universitar të Traumës dhe Spitalit Universitar "Shefqet Ndroqi", duke filluar nga data 27.12.2021.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë masa që investimi të vijojë për projektin madhor të Spitalit Infektiv, teksa po krijohen kushtet e duhura për trajtimin e pacientëve me COVID-19 në shërbimin e urgjencës kirurgjikale dhe spitalit Covid3.
Në kuadër të riogranizimit, MSHMS informon se do të bëhet zhvendosja e urgjencave kirurgjikale në spitalet 'Shefqet Ndroqi' dhe Spitalin Universitar të Traumës, koordinimi i të cilave do të kryhet nga Urgjenca Kombëtare.
Ndërhyrjet kirurgjikale të urgjencës në shërbimin e kirurgjisë së përgjithshme abdominale, do të kryhen për pesë ditë në javë në Spitalin e Traumës, më konkretisht, nga dita e hënë deri të enjte si dhe ditën e dielë, ndërsa dy ditë në javë, të premte dhe të shtunë do të kryhen në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kujton edhe njeherë numrin 127 për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për kujdes shëndetësor. Koordinimi i të gjithë urgjencave kirurgjikale, ashtu si të gjithë urgjencat mjekësore do të kryhet nga Urgjenca Kombëtare.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
13.6%
-
Pak
13.6%
-
Aspak
72.7%
Vota total: 44
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hiqet tumori epidural te një paciente 24-vjeçare, realizohet me sukses ndërhyrja e vështirë në QSUT
20 Janar, 11:46
-
Rama ndan pamjet nga kantieri i Spitalit të ri të Kardiokirurgjisë në QSUT: Gati për shërbime të cilësisë më të lartë dhe me teknologji të avancuar! (VIDEO)
19 Janar, 20:47
-
Dy eurodeputetë kërkuan evakuimin e fëmijës 1 vjeç dhe familjes së tij nga Gaza në Tiranë! Rama: Partnerët vlerësuan shërbimin tonë pediatrik! Kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 11:17
-
Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit
16 Janar, 17:48
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Me strukturë hoteliere e pistë për helikopterët në tarracë! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
I hoqën tumorin në kokë përmes vetullës, mjeku flet për ndërhyrjen e rrallë në QSUT: Ndihmon në rikuperimin e shpejtë dhe pa dhimbje
9 Janar, 12:34
-
Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria në Tiranë, reagon Policia: Humbi jetën pas një arresti kardiak
9 Janar, 12:13
-
Korça s'ka mjek kardiopediatër, prokuroria nis hetimet për vdekjen e 12-vjeçarit! Miokarditi akut sëmundje e rrallë tek fëmijët
9 Janar, 11:28
-
E rëndë/ 12-vjeçari vdes në Pediatrinë e Tiranës! QSUT: Humbi jetën nga miokarditi akut, sëmundje e rrallë! Familjarët: S’kishte sëmundje, diabetin ia rritën ilaçet
8 Janar, 13:51
-
Hiqet tumori në kokë përmes vetullës, realizohet ndërhyrja e vështirë në QSUNT
8 Janar, 12:13
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor 2024, 20:00