Transferta delikate e Torinos, Milan rikuperon Diaz por mbetet i gjymtuar! Këtë mesjavë në fushë Seria A dhe La Liga

Futbolli europian nuk njeh pushim, pasi sonte do të zbresin në fushë disa skuadra në La Liga dhe Seria A, me Milanin që do të presë në San Siro Torinon. ‘Djalli’ që udhëheq kampionatin me 25 pikë, po aq sa Napoli, ka rikuperuar nga COVID-i Theo Harnandez dhe Brahim Diaz, por spanjolli gjithsesi nuk do grumbullohet. Ndërkohë për shkak dëmtimi mungojnë Rebic dhe Castellijo, ndërsa nga minuta e parë pritet ta nis Kessie dhe Giroud, i cili do marrë vendin e Ibrës.

Në prag të ndeshjes trajneri i Milanit Stefano Pioli është shprehur: “Kundër Torinos do jetë një lojë fizike, jo të gjitha ndeshjet fitohen pastër dhe me spektakël.”

Ndërkohë të mërkurën Juvetusi pret në Torino Sassuolo-n, Interi udhëton në transfertë kundër Empolit, ndërsa Napoli bashkëkryesues përballet me Bolonjën të enjten.

Përveç Seria A sonte në La Liga Espanyoli i Keidi Bares pret Atletico Bilbaon, ndërsa të mërkurën Barcelona udhëton në transfertë kundër Rajo Valecanos, ekipi që bën pjesë edhe mbrojtësi i kombëtares Ivan Balliu. Për Barcelonën është një përballje që duhet fituar me patjetër pas humbjes në ‘El Clasico’, ndërsa Reali i Madridit po të mërkurën pret në shtëpi Osasunën.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë