Transferta gjermane e Juves, Thiago Motta: Leipzig bën një futboll të mirë

Transferta gjermane e Juves, Thiago Motta: Leipzig bën një futboll të mirë

Thiago Motta

RB Leipzig dhe Juventus do përballen sot në orën 21:00 për ndeshjen e dytë në Champions League. Vendasit kanë një humbje, teksa bardhezinjtë fituan në ndeshjen e parë.

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta ka dhënë një intervistë për ‘Sky’ në prag të ndeshjes kundër gjermanëve.

"Leipzig humbi në turin e fundit ndaj një ekipi të rëndësishëm, por ata luajtën mirë në Madrid. Ata po bëjnë mirë në ligë, por jo nga sot. Ata kanë treguar prej kohësh se janë të një standardi të lartë. Ne do të përballemi me një ekip që dëshiron të sulmojë dhe të shtypë lart, do të jetë një ekip shumë i ndryshëm nga ata me të cilët jemi përballur deri më tani.

Ne do të mund të shohim diferencën në fushë, të dyja skuadrat kanë të rinj me energji. Ne duhet të konkurrojmë me ta për të pasur kontrollin e topit dhe më pas do të duhet t'i sulmojmë ata në mënyrë të ekuilibruar sepse janë një ekip i rrezikshëm kundërsulmi”, tha Motta.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?