Transferta kundër Partizanit, Osmani: Vllaznisë i bën punë edhe barazimi, kemi dëmtime

Transferta kundër Partizanit, Osmani: Vllaznisë i bën punë edhe barazimi, kemi dëmtime

Qatip Osmani, trajner i Vllaznisë

Partizani - Vllaznia, kjo është ndeshja e javës së 30-të në Superligë që pritet të vendosë shumë për fatet e sezonit. Nesër në orën 20:00 në "Air Albania" zhvillohet një përballje e fortë, me rivalët që janë në garë për një vend në "Final 4".

Para ndeshjes për mediet foli trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani. Ai u ndal te renditja dhe forma e skuadrave, duke thënë se do ishin të kënaqur edhe me një pikë, por nuk do luajnë shumë në mbrojtje. Shkodranët nuk janë në gjendjen më të mirë sa i takon formës së lojtarëve, me Smajlin që vuan një lëndim.

"Sigurisht që pas humbjes me Egnatian, shqetësim kryesor janë dëmtimet, por besoj që lojtarët që janë ankuar këto 3 ditë janë në gjendje më të mirë dhe do të jenë të gatshëm për lojë.

Smajli është akoma në diskutim. Ai do të udhëtojë me ekipin, por do ta vendosim sot në stërvitje. Kjo ndeshje është një derbi. Përvec rezultatit pozitiv, është edhe ajo ana e prestigjit.

Lojtarët janë të motivuar dhe janë të bindur se një rezultat pozitiv na jep përparësi në renditje. Në pozitën që ndodhemi ne dhe ekipi i Partizanit, është e pranueshmë edhe 1 pikë, por megjithatë thashë që nuk duhet të orientohemi shumë në mbrojtje. Varet nga ecuria e ndeshjes", tha Qatip Osmani.

Pas 29 ndeshjeve të luajtura, Vllaznia me 50 pikë mban vendin e dytë, ndërkohë që Partizani me 47 pikë ndodhet në vendin e tretë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Bardhit për të çregjistruar Bashën si kryetar i PD 

Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Bardhit për të çregjistruar Bashën si kryetar i PD