Transferta me Besiktas, Orges Shehi: S'fiton gjithmonë më i forti

Tirana luan me Besiktas për turin e dytë kualifikues në Conference League. Ndeshja e parë luhet në Stamboll të enjte më 20:00, teksa një javë më pas bardheblutë presin turqit në Tiranë. Në prag të një dueli kaq të fortë, trajneri Orges Shehi i Tiranës ka thënë se jo gjithmonë fiton më i forti dhe se grupi që ka në dispozicion është i plotë.

"Gjendja e skuadrës është e plotë, sigurisht që ka optimizëm sepse kemi kaluar një transfertë të vështirë, por akoma më e vështirë është kjo që na pret tani së shpejti", ka theksuar trajneri i bardhebluve.

Për Shehin çdo skuadër ka shanset e veta në fushë dhe Tirana nuk duhet të futet me frikë.

"Është e vërtetuar që nuk fiton gjithmonë më i forti. E dimë që do të luajmë përballë një skuadre të fortë, e dimë që shanset i kanë më shumë ata, por sigurisht në futboll çdo skuadër luan shanset e veta", vijoi durrsaku.

Trajneri është më këmbë në tokë, duke vlerësuar cilësitë e gjigantit turk.

"Besiktasi tani nuk ka luajtur ndeshje zyrtare, ka luajtur vetëm dy miqësore që ne me aq mundësi sa kemi, i kemi ndjekur. Mendoj se Besiktasi ka shumë më shumë kualitet se Batumi, por mund të ketë dinamikë tjetër në rrjedhën logjike të lojës", tha Shehi.

Kujtojmë se në rrethin e parë eliminator, Tirana kaloi Dinamo Batumin e Gjeorgjisë.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë