Transferta me Egnatian, Bledi Shkëmbi: Teuta është në ngërç psikologjik

Egnatia dhe Teuta luajnë nesër në 15:00 për javën e tetë të Superligës. Në Rrogozhinë miqtë e Bledi Shkëmbit kërkojnë pikët e plota për të lënë vendin e fundit në klasifikim. Me vetëm katër pikë në shtatë javë, durrsakët i kanë bërë një nisje "jo" sezonit. Përpara mediave, trajneri Bledi Shkëmbi ka vlerësuar kundërshtarin dhe ka treguar se të tijtë më shumë kanë ngërç psikologjik.

"Ekipi në ngërç psikologjik? Patjetër që po. Por kjo nuk duhet të jetë një shkak që ne duhet të vuajmë. Mendoj se është një presion psikologjik normal. Nuk kemi asnjë presion nga klubi. E kemi ngaqë nuk po fitojmë e kemi me vetveten. Po stërvitemi mirë, futbollistët mundohen të bëjnë maksimumin. Nga gabimet e vogla në gjithë këto ndeshje nuk kemi arritur të marrim fitoren.

Si e parashikoni ndeshjen? Unë nuk besoj shumë te këto gjëra, por nëse është kështu e mirëpresim. E dimë shumë mirë që luajmë me një nga skuadrat më të forta të Superiores. Me një skuadër që këtë vit ka një fytyrë ndryshe. Me një skuadër që ka shumë lojtarë të mirë, lojtarë me eksperiencë, me lojtarë të huaj, por që do të mendojmë vetëm për të bërë maksimumin.

Egnatia vjen nga tre ndeshje pa pësuar – Patjetër që besojmë që mund të shënojmë dhe mund të fitojmë. Në futboll fitohet me ndeshje, jo me deklarata. Personalisht jam i kënaqur me skuadrën se si stërvitet. Lojtarët që kanë qenë jashtë forme ose të dëmtuar po na kthehen dhe kjo na bën që ta kemi grupin sa më të plotë. Shpresoj që të kemi dhe fatin.

Çfarë duhet të bëjë më tepër ekipi? Unë mendoj që të paktën në këto ndeshje, duhet të bëjë që kur të dalë para portës, duhet të jenë më cinik. Me Kastriotin treguam që edhe pse shënuam, nuk ditëm të silleshim si duhet, nuk ditëm të mbronim rezultatin dhe të shënonim golin e dytë. Gjithmonë pa i hequr meritat asnjëherë edhe kundërshtarëve, sepse ky kampionat mund të fitosh me çdo skuadër dhe mund të mundesh nga çdo skuadër.

Të plotë përballë Egnatias?  Në fakt kemi edhe dy shqetësime që do t’i shohim sot gjatë stërvitje. Në përgjithësi jemi më të plotë se ndeshjet e tjera", tha Shkëmbi.

S.DH/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protesta tek bashkia e Tiranës, ekspertët e grupit hetimor mbledhin provat

Protesta tek bashkia e Tiranës, ekspertët e grupit hetimor mbledhin provat