Transferta me Laçin, Gvozdenovic ka katër mungesa: S'ka siguri në këtë kampionat

Transferta me Laçin, Gvozdenovic ka katër mungesa: S'ka siguri në këtë kampionat

Ivan Gvozdenovic dhe tifozët e Skënderbeut

Laçi -Skënderbeu është një nga tre ndeshjet e sotme të Superligës, e cila merr jetë në 13:30 në Kurbin. Pas fitores kundër Partizanit, te Skënderbeu "oreksi vjen duke ngrënë" dhe kërkojnë tri pikët e radhës.

Në daljen për mediet, trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenovic ka treguar respekt për kundërshtarin, por kërkon tri pikët e radhës. Në këtë duel serbi i stolit nuk do ketë të gatshëm Frenklin, Janaqin Uche dhe Pecanin.

"Normalisht që tani situata është e mirë. Vijmë nga një fitore shumë e rëndësishme, që na rrit moralin, por kemi lënë pas këtë takim dhe jemi të përqendruar te ndeshja me Laçin. Ekipin e kam parë të qetë dhe mbi të gjitha të përqendruar njësoj si në ndeshjen e fundit.

Jemi me katër mungesa dhe kjo na kushtëzon disi, por që po punojmë dhe po shohim të gjitha mundësitë që kemi për të ndërtuar ekipin, në mënyrë që të përballojmë si duhet Laçin. Por, unë vijoj të them që lojtarët i kemi gati për çdo ndeshje dhe e shoh një ekip të motivuar", tha fillimisht serbi i korçarëve.

Trajneri nuk mund ta harrojë që përballë ka Mirel Josën, ish-trajnerin e tij që tanimë është përballur dy herë në role të tjera. Respekt, por në Korçë kërkojnë tri pikë nga ndeshja në udhëtim.

"Çdo javë është e vështirë në këtë kampionat. Ishte e tillë përballë Partizanit dhe do të jetë po kaq e vështirë me Laçin, e më pas me Kukësin apo me çdo skuadër tjetër që do të luajmë. Ky kampionat është shumë i fortë dhe do të jetë i tillë deri në javën e fundit.

Me Laçin është vështirësi e shtuar e transfertës. Unë kam shumë respekt për kundërshtarin dhe për profesor Mirel Josën. Do të shkojmë atje për të menduar vetëm për të luajtur mirë dhe fituar. Më pas të shohim se çfarë do të prodhojë kjo ndeshje", tha Gvozdenovic.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

A është kolla e mirë një sëmundje e rrezikshme për fëmijët? Këshillat e Pediatres sot ora 20:00 në 'Klinika 24' në Report Tv

A është kolla e mirë një sëmundje e rrezikshme për fëmijët? Këshillat e Pediatres sot ora 20:00 në 'Klinika 24' në Report Tv