Transferta të dyshimta nga SHBA
biznesmenit i bllokohen 531 mijë$
PDF/Skema e transaksioneve te dyshimta me mil $

Tentuan të pastrojnë 1.3 milion dollarë me kontratë të njëanshme shit-blerje të një resoranti në zonën e Selitës në Tiranë, prokuroria e Vlorës sekuestron 531 mijë dollarë.
 
Sipas policisë këto para i janë sekuestruar biznesmenit me iniciale A.A. Burime nga prokuroria sqaruan për Report Tv se ky biznesmen operon në fushën e restoranteve dhe një të tillë e ka dhe në zonën e Radhimës.
 
Por si u zbulua kjo skemë dhe kur nisi gjurmimi i parave?
Më 21 qershor është kryer transferta e parë nga amerika në drejtim të llogarisë bankare të biznesmenit në Vlorë me vlerë 329 mijë $.
 
Këto para pak ditë më pas nga A.A kalojnë tek shtetasi Y.D dhe ky një shqiptaro amerikan me banim në Detroit nga i njëjti qytet nga është dhe shtetasi amerikan M.T i cili qëndron pas këtyre transfertave.
 
Transaksioni i parë sipas gjurmimit dhe hetimit të këtij rasti është coptuar në disa pagesa për të përfunduar dhe në një zyrë këmbimi valutore në Durrës e nga ku disa para u tërhoqën cash dhe disa u kaluan në llogari të një firme amerikane.
 
Një muaj e pak pas transfertës së parë në llogarinë e biznesmenit shqiptar mbërrin një tjetër shumë e konsiderueshme parash këtë herë afro 500 mijë dollarë, transfertë kjo e mbërritur nga Amerika më 2 Gusht 2017.
 
Për këtë transaksion prokuroria ka pyetur biznesmenin shqiptar por ai ka deklaruar se po pret mbërritjen në Shqipëri të shtetasit M.T për të kryer kontratën e shitblerjes së pronës në selitë.
 
Në provat e akuzës drejtuar gjykatës për sekuestron e gjysmë milioni dollarë ishin mos ekzistenca e një kontrate reale shit-blerje mes shqiptarit A.A dhe shtetasit amerikan M.T, një pjesë e këtyre parave thotë akuza janë transferuar tek Y.D i cili po ashtu banon në Detroit por është shqiptaro amerikan, para të kaluara nga A.A tek Y.D me një kontratë huadhënie për para të tërhequra cah.

 
Sqarimi i Prokurorisë së Vlorës
Në datën 08.08.2017, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë është regjistruar materiali i referimit të veprës penale i ardhur nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, material i cili bën fjalë për informacionin e marrë nga policia gjyqësore lidhur me kryerjen e disa transaksioneve të dyshimta bankare në shuma të mëdha midis shtetasit shqiptar A. A. banues në Vlorë, shtetasit amerikan M. T, banues në Detroit Michigan Usa, si dhe shtetasit Y. D., banues në Durrës dhe me shtetësi amerikane, transaksione për të cilat nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave është urdhëruar bllokimi i përkohshëm deri në verifikimin e transaksineve dhe burimit të këtyre shumave të parave;

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe

Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera