Transformohet Aurela Gaçe
nuk njihet me look-un e ri

Transformohet Aurela Gaçe<br />nuk njihet me look-un e ri
Aurela Gaçe është transformuar përsëri duke ndryshuar ngjyrën e flokëve nga të zeza, të verdha, blu, të kuqe etj, etj, etj, në rozë të ndezur.

Këngëtarja nuk 'ngopet' kurrë me ndryshime në look dhe këtë herë ka marrë përsipër të mbulojë edhe komentet që do merrte në vijim.

Gaçe ka hamendësuar me nota humori komentet që do të pasonin publikimin e fotos, duke e bërë të qartë edhe njëherë që nuk do të heqë dorë nga pasioni i saj për të eksperimentuar me stilin ekstravagant, pavarësisht moshës apo faktit që është nënë.

Në fund këngëtarja vlonjate u tha ndjekësve të saj të qeshin sa më shumë, pasi jeta është me ngjyra, pak a shumë si flokët e saj :) 


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

4/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi