Kivanç Tatlitug është një prej aktorëve më të pëlqyer turq, dhe gjithashtu preferohet shumë edhe nga publiku shqiptar. Që në rolin e tij si princi i kaltër tek seriali “Gumus dhe Mehmet”, Kivanç është cilësuar si Brad Pitti turk, për shkak të tiparave të tij që kanë rënë gjithmonë në sy.
Mirëpo kohët e fundit ylli i serialeve të shumta ka ndryshuar pamjen e tij të jashtme. Në rrjetet sociale, ai ka publikuar disa foto ku shihet më i mbushur në trup dhe me bark, me flokë me baluke të çrregullta dhe të jep idenë e një vagabondi. Tatlitug do të luajë rolin e një vagabondi me pseudonimin “Saruhan biondi”, dhe pikërisht këtij roli i dedikohet ky ndryshim.
Qenka bere si Arben Derhemi 20 vjet me pare. :)
Përgjigju