Transformohet konsullata e parë italiane në Shkodër! Godina 100-vjeçare, kthehet në qendër aktivitetesh kulturo-ekonomike! Bucci: Gati për pak muaj

Shtëpia e Italisë në Shkodër  kështu është quajtur  godina e ish – konsullatës  Italiane. Konsullata e parë që Italia ka hapur si një shtet modern.

Godina, është në restaurim ku pjesa më e madhe ka përfunduar, dhe kanë nisur të kompletohen me shumë finesë dhe elegancë mjediset e brendshme të saj.

“Mirësevini në ish-konsullatën e Shkodrës, këtë godinë të bukur që pas disa vitesh punë restauruese është thuajse gati. Ka qënë një punë e gjatë sepse është bërë një restaurim konservues, për ta ruajtur këtë godinë. Do të ndërhyjmë në pjesën e oborrit, heqjen e murit rrethues, por donim ta paraprinim inaugurimin me këtë aktivitet që na jep shijen e asaj që do të jetë për Shkodrën pallati Italia. Brenda pak muajsh kjo godinë do të jetë gati dhe prej atij momenti i dorëzohet qytetit, sepse këtu nuk do të rihapim konsullatën italiane por do të jetë një shtëpi e madhe për artin dhe kulturën.”- tha ai.

E pranishme ka qene edhe ministrja e kulturës Elva Margariti e cila vlerësoi ketë shtëpi që është tashmë për të gjithë shkodranët. Ndërkohe qe për kreun ne detyre te bashkisë Shkodër Bardh Spahia, institucioni qe ai drejton ka bere gjithçka që kjo shtëpi te behet realitet.

Është godinë mbi 100 vjeçare e projektuar nga Agustin Brioti, fillimisht pronë e familjes Filip Parruca, e cila ia shiti Italisë per konsullatë dhe kështu vazhdoi deri në shtator 1943. Në atë kohë u kthye në kuesturë. Me çlirimin e Shqipërisë e deri në vitin 1992, ajo shërbeu si shtepi kulture për Shkodren! Me ndryshimin e sistemit politik, iu rikthye Italisë si prone, e cila në vitin 2000 rihapi konsullaten deri para pak vitesh, ku statusi i saj konsullate ndryshoi dhe u sanksionua Konsullata e Nderit e Italisë në Shkoder! Me këtë ndryshim nisi edhe rikonstruksioni i kësaj godine duke u kthyer në multifunksionale, ku zhvillohen aktivitete kulturore dhe ekonomike.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve