Shtëpia e Italisë në Shkodër kështu është quajtur godina e ish – konsullatës Italiane. Konsullata e parë që Italia ka hapur si një shtet modern.
Godina, është në restaurim ku pjesa më e madhe ka përfunduar, dhe kanë nisur të kompletohen me shumë finesë dhe elegancë mjediset e brendshme të saj.
“Mirësevini në ish-konsullatën e Shkodrës, këtë godinë të bukur që pas disa vitesh punë restauruese është thuajse gati. Ka qënë një punë e gjatë sepse është bërë një restaurim konservues, për ta ruajtur këtë godinë. Do të ndërhyjmë në pjesën e oborrit, heqjen e murit rrethues, por donim ta paraprinim inaugurimin me këtë aktivitet që na jep shijen e asaj që do të jetë për Shkodrën pallati Italia. Brenda pak muajsh kjo godinë do të jetë gati dhe prej atij momenti i dorëzohet qytetit, sepse këtu nuk do të rihapim konsullatën italiane por do të jetë një shtëpi e madhe për artin dhe kulturën.”- tha ai.
E pranishme ka qene edhe ministrja e kulturës Elva Margariti e cila vlerësoi ketë shtëpi që është tashmë për të gjithë shkodranët. Ndërkohe qe për kreun ne detyre te bashkisë Shkodër Bardh Spahia, institucioni qe ai drejton ka bere gjithçka që kjo shtëpi te behet realitet.
Është godinë mbi 100 vjeçare e projektuar nga Agustin Brioti, fillimisht pronë e familjes Filip Parruca, e cila ia shiti Italisë per konsullatë dhe kështu vazhdoi deri në shtator 1943. Në atë kohë u kthye në kuesturë. Me çlirimin e Shqipërisë e deri në vitin 1992, ajo shërbeu si shtepi kulture për Shkodren! Me ndryshimin e sistemit politik, iu rikthye Italisë si prone, e cila në vitin 2000 rihapi konsullaten deri para pak vitesh, ku statusi i saj konsullate ndryshoi dhe u sanksionua Konsullata e Nderit e Italisë në Shkoder! Me këtë ndryshim nisi edhe rikonstruksioni i kësaj godine duke u kthyer në multifunksionale, ku zhvillohen aktivitete kulturore dhe ekonomike.
G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
13.3%
-
Pak
30.5%
-
Shumë pak
56.2%
Vota total: 249
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbërthehet aplikacioni 'GHOST'! Shkatërrohet grupi kriminal i drogës, qindra arrestime nga Australia në Europë
18 Shtator, 10:45
-
Itali/ Shqiptari kapet me 93 kg kokainë të pastër në Milano, vlera 4 mln euro! Hetimi në kuadër të goditjes së një karteli narkotrafiku
18 Shtator, 09:43
-
Kishin shkuar për të trafikuar drogë, arrestohen në Fano 2 të rinj shqiptarë! Njëri prej tyre dëbohet nga Italia
18 Shtator, 09:27
-
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, shtohen prapë afatet, kampi i Gjadrit nuk hapet në shtator! Vijojnë ende punimet, Report Tv sjell pamjet me dron
18 Shtator, 09:20
-
Shkodër/ Braktisen degët e mësuesisë dhe gazetaria! Tre studentë në Gjuhë-Letersi, 2 Gazetari, 1 Fizikë, zero në Histori
17 Shtator, 13:47
-
Britania e interesuar për marrëveshjen Shqipëri-Itali, avokati Hasani për Report Tv: S’mund të kthehemi në vend që strehohen emigrantët e shteteve tjera
17 Shtator, 12:38
-
Shkodër, shpërthen bombola e gazit, digjet banesa e 51 vjeçarit
17 Shtator, 12:34
-
Skandali i mashtrimit me diploma false, pronari i ‘Wisdom’ shperbleu me çantë ‘Luis Vuitton’ 1200 euro presidenten e Këshillit shqiptare të Akreditimit të ASCAL! Ja emrat
17 Shtator, 12:28
-
Asgjësohen 1388 bimë kanabis në Shkodër, në kërkim autorët
17 Shtator, 11:20
-
Mbytja e jahtit ‘Bayesyan’ të miliarderit Lynch, misteri për 2 hard-disqet: Një thesar informacionesh sekrete të kriptuara në kasafortë, nga e gjithë bota
17 Shtator, 09:31
-
Shkodër/ Motori del nga rruga në Theth, plagosen turisti spanjoll që e drejtonte dhe 24-vjeçari pasagjer
16 Shtator, 16:48
-
Skandali me shitjen e Diplomave False/ Arrestohet pronari dhe Administratori i Kolegjit Universitar WISDOM, skema nga Tirana në Itali
16 Shtator, 16:37