Ylli Pata: Legjendat e 'Non Gratës'; Nga Gjyqi në Paris, Kronosi, Nora e tani te Trumpi

Ylli Pata: Legjendat e 'Non Gratës'; Nga Gjyqi në Paris, Kronosi, Nora e tani te Trumpi

Sali Berisha në SPAK, nën akuzë për dosjen 'Partizani'

Shpallja e Sali Berishës Non Grata njëherë nga SHBA e më pas nga Britania e Madhe janë dy vendime të forta politike që nuk kanë mundësi shmangie.

Çdo politikan në botë, pas një vendimit ë tillë mënjanohet ose bën një hap prapa që të mos dëmtojë më tej formacionin politik. Kështu ka ndodhur në rajon, apo vende të tjera të botës kur ka ndodhur ky vendim.

Edhe Sheshelit në Serbi, Aleksandër Vuçiç e Tomislav Nikoliç i morën shumicën e partisë dhe e lanë vetëm me një grusht radikalësh. Kushdo që është normal, e kupton se kemi të bëjmë me një goditje fatale që nuk mund te shmangesh dot.

Edhe Sali Berisha e ka kuptuar këtë që ditën e parë, por ai kishte qëllimin ta përdorë siglën e PD-së si bunker ndaj hetimeve penale, siç po e përdor.

Ndërkaq në debatin publik në shumicën e mediave në vend, ku ka influencë të madhe, përdori një narracion absurd të mbushur me përralla, si për të mbajtur me gajret militantët.

Përralla që edhe Berisha e ka ditur se nuk do t’i besojë kush, por ka pasur qëllim thjesht për të mbushur hapësirën mediatike me një retorikë absurd dhe të pakuptimtë.

Gjyqi në Paris

Në panikun e goditjes së freskët të shpalljes Non grata, Sali Berisha, shpalli legjendën e gjyqit në Paris, ku sipas tij kishte paditur Sekretarin Amerikan të Shtetit. Një logjikë që nuk kishte as sens e as logjikë ligjore, e cila u shkri shumë shpejt si kripa në ujë. Logjikë do të kishte sikur avokatët e Berishës të çonin në një gjykatë të SHBA vendimin e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, por duket se nuk e pati guximin për këtë.

E vetmja betejë legale e Berishës ishte në Britaninë e Madhe, ku çoi për apelim në një juri administrative vendimin e Ministres së Home Offiçe të Mbretërisë së Bashkuar që e shpalli on Grata.  Huria britanike e hodha poshtë apelin e avokatëve të Berishës, që ishin një nga studio e njohura që punon me honorare shumë të kripura.

Legjendat me cikllopë

Ndërkaq, paralelisht me përrallën e gjyqit të Parisit, mbështetësit e tij nisën të mbushin opinionin me përralla nga antikiteti, duke e krahasuar Berishën me Kronosin që do të hajë bijtë e vet, si për ta mbajtur në lojë.

8 Janari dhe Nora e Këlmendit

Pasi përçau PD-në egërsisht duke e shkapërndarë strukturën partiake me anë të një lufte të vërtetë civile ndodhi 8 janari 2022. Vula e një logjike mesjetare të marrjes së kështjellave me heshta e qysqi, ku sulmin e parë e humbi. Pastaj me ndihmën e Ilir Metës President përdori zgjedhjet e pjesshme lokale për të dalë shumicë relative, në një kohë kur PD ishte e përçarë dhe e tronditur. Fitorja si e Pirros në Shkodër, bëri që një pjesë e deputetëve më ambiciozë të përdorin rastin për të larguar Lulzim Bashën. Ishte Grida Duma, në krye të një lëvizje blic pas 6 marsit 2022. Të cilin Berisha e quajti “Nora e Këlmendit”. Ndërkohë sa fitoi Donald Trump po përdor në opinion narracionin se Donaldi do t’i heqë Non Gratën.

E gjithë kjo energji e shpenzuar thjesht e vetëm për të mbajtur “ngrefur” mediatikisht një opinion publik, i cili në realitet i ka kthyer shpinën. Pasi mbi të gjitha ndihet i fyer në inteligjencë, për këto përralla me cikllopë e nora, ndaj ja ka treguar si në votime, ashtu edhe në sondazhe.

Madje sinjali më kuptimplotë, është qëndrimi në çdo sondazh i një pjesë të elektoratit tradicional të djathtë, për të mbështetur hetimet e SPAK edhe ndaj Berishës.

Kjo pasi, në publik ka një konsensus të gjerë për një proces hetimi ndaj pandëshkueshmërisë së politikës 34 vjeçare që kanë trashur zullumin. Edhe pse ata, pra “populli demokrat” e di mirë që politikisht nuk mund të ringrihen lehtë, ata gjithsesi janë të kthjellët për një pastrim të politikës që ka trashur zullumin. Ndaj autosugjestioni i Berishës, përveçse i palogjikshëm, është edhe jo efikas, ngaqë siç po shikohet ata që e besojnë këtë fabul janë çdo ditë e më pak. /TemA/
 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 09:13

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Çfarë sjell Trump për Kosovë-Shqipëri? Xhafaj: Kurti luajti jashtë rregullave! Çollaku: S’mendoj se PD i fiton zgjedhjet prej tij! Sazani më mirë i Trump, sesa i shokëve të Beqajt

Çfarë sjell Trump për Kosovë-Shqipëri? Xhafaj: Kurti luajti jashtë rregullave! Çollaku: S’mendoj se PD i fiton zgjedhjet prej tij! Sazani më mirë i Trump, sesa i shokëve të Beqajt