Kryeminsitri Edi Rama ka prezantuar mëngjesin e sotëm transformimin e qendrës Shëndetësore të Voskopojës e cila është restauruar tërësisht.
Vetë stafi i kësaj qendre mjekësore thotë se tashmë janë shumë të kënaqur me ambientet e reja dhe akoma më të motivuar pasi vite më parë, godina ka qenë në kushte jo shumë të mira.
"Vite më parë qendra shëndetësore ka qenë në kushte jo shumë të mira. Është rikonstruktuar pothujase në çdo gjë të saj. Tashmë është e kopmletuar, e pastër e rregullt", shprehet një nga infermieret.
Transformimi i kësaj qendre është e pjesë e programit të qeverisë për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore.