Transiti i Mërkurit përsëritet pas
10 vjetësh, ja fotot nga Tirana
FOTOGALERI/ Fenomeni i rrallë planeta

Transiti i Mërkurit përsëritet pas<br />10 vjetësh, ja fotot nga Tirana<br />FOTOGALERI/ Fenomeni i rrallë planeta
TIRANË - Transiti i rrallë i Mërkurit ndodh zakonisht çdo 10 vjet. Për herë të parë pas 10 vitesh fenomeni është i dukshëm sot në Europë, Amerikë, Kanada dhe një pjesë të Afrikës, për herë të fundit transiti ndodhi në 8 nëntor 2006 dhe do të përsëritet pas 3 vitesh në nëntor të 2019.

Transiti i Mërkurit ndodh kur planeti kalon mes Diellit dhe Tokës duke bërë që të duket si një "pikë" e zezë e vogël që kalon përgjatë Diellit, për rreth 7 orë.

Fenomeni nisi në orën 13:15 në Shqipëri kur Mërkuri mund të shihej me teleskop teksa kalonte mes Diellit e Tokës dhe do të zgjasë deri në orën 19:45 kur planeti i dytë më i vogël i Sistemit Diellor do të ketë kaluar në skajin tjetër të Diellit.

Transiti i Mërkurit është i dukshëm edhe në Tiranë ndonëse jo me sy të lirë fenomeni mund të fotografohet me anë të filtrave speciale për aparatet fotografik.

Në fotot e Shqiptarja.com mund të shihni Planetin Mërkur teksa kalon përgjatë Diellit, foto të shkrepura në Tiranë.
 
Kjo dukuri e rrallë mund të ndodh rreth 13 herë herë gjatë një shekulli ndërsa fenomeni i sotëm shfaqet për herë të dytë në shekullin e 21-të.

transiti
(Momenti kur Mërkuri [pika e vogël e zezë] fillon të kalojë mes diellit, foto në orën 13:15 nga Tirana)

Transiti i Merkurit

(Foto me lëvizje, Transiti i Mërkurit, foto nga ora 13:30 - 17:30) Fotogaleri

transiti
transiti
merkuri
(Transiti i Mërkurit, foto nga Tirana në orën 14:00) FOTO

Transiti i Mërkurit, foto nga Tirana në orën 17:30
(Transiti i Mërkurit, foto nga Tirana në orën 17:30FOTO

Redaksia Online
(Antonio ÇakshiriShqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?