TIRANE- Vonesat në miratimin e strategjisë për kalimin nga transmetimet analoge në ato numerike si dhe zvarritjet afër 5 vjeçare në miratimin e ligjit të ri për mediat sipas opozitës rrezikojnë dështimin për herë të dytë të procesit të nisur, i cili ka si limit të fundit kohor qershorin e vitit 2015.
"Është fare normale që komisioni të kërkojë një informacion dhe të nxisë, të përshpejtojë miratimin e projektiligjit, i cili për hir së të vërtetës ka krijuar probleme edhe në funksionimin e KKRT-së. Nuk do të thotë që ne të mos kërkojmë sot që strategjia dixhitale të përmirësohet në mënyrë që Shqipëria të kapë afatin kohor në 2015, sepse siç e dini që afati është shtyrë një herë dhe që ne të mos të bëhemi në një farë mënyrë problemi i rajonit përsa i përket vonesave", deklaroi deputetja e PS-së, Valentina Leskaj.
"Ky është një fakt që unë nuk e ndryshoj dot dhe përgjegjësitë janë të ndara, nuk janë të qeverisë, por në radhë të parë të këtij komisioni që ju e drejtoni", theksoi Genc Pollo, ministër i Teknologjisë e Inovacionit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com