Transparency International:
Korrupsioni në Shqipëri u rrit

Transparency International:<br />Korrupsioni në Shqipëri u rrit
TIRANE- Perceptimi i korrupsionit në Shqipëri është më i lartë se një vit më parë. Transparency International publikon sot raportin mbi indeksin e perceptimit të korrupsionit ku Shqipëria renditet e 95-ta, së me një koeficient vlerësimi prej 3.1 në mesin e 183 shteteve të botës. Në krahasim me një vit më parë Shqipëria renditet 8 vende më poshtë. Në 2010 vendi ynë renditej i 87-ti me koeficient vlerësimi 3. 3.

Idenksi i raportit “Barometri global për korrupsionin” , është një matës standard i perceptimeve të korrupsionit të vendit dhe vlerësimi i rreziqeve për investitorët. Ky tregues është rezultat që kombinon të dhëna nga 17 anketat e ndryshme të mbledhura nga institucione të pavarura, duke përfshirë ekspertë të vendit dhe liderët e biznesit.

Në rajon  Shqipëria renditet vendi i tetë ose i parafundit, duke lënë prapa vetëmshtetin më të ri të Kosovës. Para Shqipërisë renditen Kroacia e Mali i Zi, të cilat ndajnë vendin e 66-të, me koefiçient vlerësimi 4.0 Maqedonia renditet e 69-ta, me koeficient 3.9 Serbia e 86-ta me koeficient 3.3 dhe Bosnjë e Hercegovina hyn në vendin e 91-të me koeficient 3.2.  Kosova renditet e 112-ta me koeficient vlerësimi 2.9.

"Në rajonin e Evropës Jug-Lindore, vërehet një përkeqësim i dukshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor; me përjashtim të Malit tëZi që ka patur rritje në pikë (nga 3.7 në 4) me 3 shkallë klasifikimi; duke arritur rezultat të njëjtë me Kroacinë e cila ka pësuar rënie të lehtë në klasifikim. Ndërkohë që vendi i parë në rajon vazhdon t`i përkasë Turqisë me notën 4.2 duke u renditur e 61-ta në klasifikim." deklaron grupi mbikqyrës i TIA .

TIA : LUFTONI KORRUPSIONIN, HIQNI IMUNITETIN
Në këtë kornizë perceptimesh e analizash, TIA u bën apel agjensive zbatuese të ligjit të angazhohen nëmënyrë rigoroze në implementimin e tij, si dhe retorikat e angazhimet politike të përkthehen në reforma serioze në qeverisjen e vendit. "Beteja anti-korrupsion duhet të vijojë të jetë në qendër të axhendës së qeverisjes si kusht themelor për proceset integruese në Bashkimin Europian." nënvizon TIA duke kujtuar se heqja e imuniteteve për zyrtarë të lartë, deputetë, ministra, prokurorë e gjyqtarë do t'i vendoste realisht të gjithë të barabartë përpara ligjit. Kultura e pandëshkueshmërisë duhet luftuar me cdo mjet.

 
KRIZA, RRITET KORRUPSIONI NE ITALI E GREQI
Italia dhe Greqia janë përfshirë në listën e vendeve të eurozonës me korrupsion më të lartë. “Ata kanë vlerësimin më të ulët në renditjen e vendeve të eurozonës, si paaftësi e tyre për të luftuar marrjen e rryshfetit dhe evazionit fiskal, i përkeqësuar për shkak të krizës së borxheve.” deklaroi grupi mbikqyrës i Transparency International. Italia renditet e 69-ta ndërsa Greqia e 80, nga vendet e 67 dhe 78 që kanë pasur një vit më parë.Në nivel global, Danimarka zë vendin e parë duke u pasuar nga Zelanda e Re, Singapori e Finlanda. Ndërsa në vend të fundit janë renditur Afganistani, Somalia, Korea Veriore dhe Birmania.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma