Transparency International:
Parti, deklaroni shpenzimet

Transparency International: <br />Parti, deklaroni shpenzimet
Një raport publikuar sot nga Transparency International, i bën thirrje Shqipërisë, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë e Serbisë të garantojnë raportime të sakta e të plota mbi të ardhurat dhe shpenzimet e partive politike.
Sipas raportit, financimit të partive politike në pesë vendet e Europës Juglindore i mungojnë masa të forta transparence dhe sanksionet e duhura.
Transparency International bën thirrje që financat e partive poltike të verifikohen përmes një sistemi të besueshëm.
Raporti u bën thirrje agjensive kontrolluese të rrisin përpjekjet për miratimin e ligjeve të reja mbi financimin e partive politike.
“Raportimi transparent i burimeve të të ardhurave dhe shpenzimeve nga partitë politike është në interesin e çdo vendi në rrugën e ndërtimit të një demokracie të vërtetë”, thuhet në raportin e publikuar sot nga Transparency International.
Përsa i përket Shqipërisë dhe Kosovës, thotë raporti, deklarimi publik i financimeve të partive politike duhet të forcohet më tej me afate kohore të qarta.
(Zeri i Amerikes)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS