ATHINE - Sipas studimit të kryer nga “Trasparancy International” për vitin 2012 Greqia është cilësuar që ka sektorin publik më të korruptuar në të gjitha 27 vendet e BE-së.
Në rënditjen botërore Greqia ra nga vendi 80 në vitin 2011 në 94 në vitin 2012, ku vitin e fundit po përballet me një krizë shkatërruese ekonomike. Italia u rendit e 72-ta në listën evropiane, më poshtë se Rumania e cila është një antare e re e familjes evropiane në vëndin e 66-të.
Ndërsa në mbarë botën, Danimarka, Finlanda dhe Suedia janë parë si shtete më pak të korruptuara, ndërsa Afganistani, Koreja e Veriut dhe Somalia janë cilësuar si shtete më të korruptuara.
Vlerësimi nga Transparency International për 176 shtete është bërë duke iu referuar burimeve të pavaruara të përceptimit të korrupsionit në secilin shtet. Britania e Madhe renditet e 17-të në botë me 74 pikë.
"Qeveritë duhet të marrin masa të efektshme kundër korrupsionit në sektorët publik “ tha Huguete Label, kryetare Institutit Transparency International, e cila është themeluar në vitin në vitin 1993 për të ekspozuar dhe luftuar korrupsionin në të gjithë botën.
Gjithashtu instituti beson se ka korrelacion të fortë mes varfërisë dhe konfliktit, të cilat janë shkaqet e korrupsionit.
(lç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com