Një burrë 52-vjeçar, krahët e të cilit ishin dëmtuar rëndë nga një kontakt me korrentin, është bërë njeriu i parë në Amerikën e Jugut që ka kryer transplant të të dy krahëve.
Gabriel Granados, të cilit i ishin prerë të dy krahët nën brryl, mori krahët e një 34-vjeçari I cili kishte vdekur i qëlluar me armë.
Granados than ë një konferencë për shtyp se operacioni i transplantit kishte shkuar për mrekulli dhe se ai kishte nisur t’i ndjente gjymtyrët e reja.
“Është një gjë shumë e bukur, pas njëfarë kohe që isha pa duar tani shoh duar të reja”.
Ndërhyrja në fakt është kryer që në muajin maj, por pacienti doli nga spitali vetëm të enjten. Krahët e Gabriel Grandaso u prenë në vitin 2011, kur ai ra në kontakt me rrymën elektrike teksa po u tregonte disa puntorëve se si të ndërtonin një gardh metalik.
“Kjo është një ditë e shënuar për Meksikën, nga pikëpamja shkencore”, tha dr. Fernando Gabilondo, drejtor i Institutit Kombëtar të Shkencave Mjekësore. 23 pacientë të tjerë presin të kryejnë transplant gjymtyrësh, por vetëm 6 prej këtyre operacioneve kanë shanset që të dalin të suksesshme.
(ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com