TIRANE - Pas deklaratës së deputetit demokrat Ristani, që e akuzoi sot kreun e Transportit Rrugor të Sarandës si të arrestuar pë një trafik droge në korrik të vitit 2006 me 750 kg kanabis, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor që e ka konsideruar atë "të pastër".
Përmes një deklarate, kjo drejtori shpjegon se “Kelmend Balili kryen detyrën e Drejtorit Rajonal të Shërbimit të Transportit Rrugor Sarandë që prej muajit tetor 2013. Në dosjen e tij në zyrën e personelit ekziston dëshmia e penalitetit me numër 4, datë 16.10.2013 lëshuar nga Ministria e Drejtësisë, sipas së cilësi Balili rezulton “I padënuar”.
Në përfundim, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor shpreh keqardhjen për insinuatat që janë hedhur në dëm të punonjësit të saj.

(Faksimile e dëshmisë së penalitetit së Kelmend Balilit)
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com