Transporti detar, nis lundrimin trageti i ri ‘Durrës-Ancona’! ‘Adria Ferries’ prezanton ‘AF MIA’, një filozofi e re udhëtimi

Shoqëria ‘Adria Ferries’ prezantoi këtë të hënë tragetin e ri që ka mbërritur në portin e Durrësit “AF MIA”.

“AF MIA” pasuron flotën e trageteve dhe përbën një hap të rëndësishëm në sektorin e transportit detar në linjën Durres-Ankona-Durres.

Eventi i promovimit u organizua nga “Adria Ferries” në bordin e anijes ku nuk munguan kryetarja e Bashkisë Durrës, prefekti i Qarkut Durrës, Delina Ibrahimaj , ministre për Sipërmarrjen si dhe  Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci.

Trageti i ri do të mundësojë udhëtim më të shpejtë drejt brigjeve shqiptare, duke reduktuar “transit time” krahasuar me standartet aktuale. Së dyti, trageti “AF MIA” do të jetë aktor kryesor në nismat si “Educational Tour Press”, që synojnë nxjerrjen në pah të bukurive natyrore dhe pasurisë kulturore të Tokës së Shqiponjave, duke e renditur Shqipërinë ndër destinacionet kryesore turistike.

“Shqipëria për mua është një pjesë e jetës sime. Në ‘93 transformuam eksperiencën tonë në një linjë për Durrësin, ju na besuat dhe ne ju besuam prandaj sot jemi këtu. Kompania jonë ka kontribuar për konsolidimin e transportit dhe kemi zhvilluar gamat ekonomike dhe shoqërore. Koha këto 30 vitet e fundit ka kaluar shpejt dhe kujtoj anijen e parë Mikela me 800 pasagjerë dhe të tjerat pasardhëse. 2017 nisëm një sfidë me dy anije të linjës së ankonës me kapacitet më të madh. Dhe sot arrijmë këtu. AF Mia është një anije prej 200 metrash dhe për mendimin tim më e bukura që ka pasur Durrësi deri më sot dhe që vjen si kërkesë e tregut”

 u shpreh Alberto Rossi, Administrator i Shoqërisë “Adria Ferries”.

“Sot e shihni që është një anije perfekte dhe shkëlqen. Për këtë falënderoj kapitenin për mirëmbajtjen. Sot jam i surprizuar me ato investime që shoh në Shqipëri dhe për bashkepunimin me Italinë”

tha Mauro Maia, President i Shoqërisë “Adria Ferries”.

Me tragetin “AF MIA”, Adria Ferries, e cila së shpejti do të festojë njëzet vjetorin e saj, shpreh edhe njëherë angazhimin konkret në ofrimin e shërbimeve cilësore për pasagjerët ne dy brigjet e Adriatikut.

M.Q./xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani