Transporti i invalidëve, Ministri
Veliaj letër Bashës dhe minibashkive
Vendosja e biletave për ata invalidë që përdorin transportin publik, duket se ka sjellë një tjetër përplasje mes qeverisë dhe pushtetit vendor.
TIRANE-e Ligji i ndryshuar pak kohë më para parashikon se që nga data 1 qershor të gjithë invalidët duhet të paguajnë biletë urbani. Kjo ka bëtë që këta të fundit të reagojnë duke kundërshtuar vendimin e marrë, ndërsa kërkojnë që transporti i tyre të mbulohet nga shteti.
Kjo përplasje ka bërë që Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj tu dërgojë një letër ëta hapur bashkive të Tiranës, Durrësit, Vlorës, Korçës, Elbasanit, Shkodrës, Beratit dhe Fierit të marrin masa për udhëtimin falas me mjetet e komunikacionit qytetas privat. “E drejta e invalidëve të punës për udhëtimin falas në mjetet e komunikacionit qytetas privat është e përcaktuar edhe në dokumentacionin licencues dhe certifikues të shoqërive të transportit” thuhet në letrën e Veliajt. Ndërkohë që po në këtë dokument përcaktohet edhe baza ligjore ku duhet të mbështet pushteti vendor për të marrë masa në mënyrë që të sigurohet udhëtimi falas për këtë kategori personazh në nevojë.
“Kështu, sipas Udhëzimit nr. 20, datë 10.10.2007 të Ministrit të Transportit "Për modelet e licencave, autorizimeve dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor", i ndryshuar, mbajtësi i licencës së transportit rrugor mban përgjegjësi për zbatimin e legjislacionit në fuqi për të drejtën e udhëtimit qytetas falas, rrethqytetas dhe ndërqytetës me 50% të vlerës së biletës, për invalidët e punës. Duke qenë se autoritetet përgjegjëse për lëshimin e këtyre licencave janë njësitë e qeverisjes vendore, ato duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për plotësimin e detyrimeve të parashikuara në licencë për subjektet që kryejnë transport rrugor.
Në rast të kundërt mund të kërkojnë heqjen e licencës për subjektet që nuk i përmbushin këto detyrime” thuhet në letrën e Veliajt. Sipas këtij të fundit, do të jetë Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë që do të vazhdojë monitorimin e kësaj çështjeje në vazhdimësi dhe do të procedojë me të gjitha mjetet ligjore në dispozicion në rast se do të konstatohen shkelje të legjislacionit në fuqi.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
89%
-
Jo
9.3%
-
Nuk e di
1.7%
Vota total: 13253
Lajme të tjera
-
‘Në punë do të dëshironit një ndryshim...’, horoskopi për ditën e sotme
31 Mars, 07:05
-
Hera e parë në historinë amerikane, ngrihen akuza penale ndaj ish-Presidentit Donald Trump
31 Mars, 07:03
-
E ka seriozisht? Loredana shfaqet duke puthur në buzë një vajzë: E dashura ime e re
30 Mars, 23:00
-
Kulluri për Këlliçin: Nuk ka mbështetje të plotë as brenda ‘foltores’! Propozimi i tij për autobusët falas në Tiranë ‘ultra-komunist’
30 Mars, 22:48
-
Ups, si do reagojë produksioni? Kiara sapo ia tregoi Luizit se është shumë i pëlqyer jashtë shtëpisë
30 Mars, 22:21
-
Probleme me deklarimin e pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Hysen Saliko
30 Mars, 22:06
-
Bollino: Tërheqjet e kandidatëve të PD mund t’i kthehen ‘boomerang’ Berishës! Bejko, ‘heroi i fundit’! Nazarko: Lojtar cilësor! Kulluri: Këlliçi s'ka as mbështetjen brenda 'Foltores'
30 Mars, 21:50
-
U akuzua se është dënuar në Greqi, reagon kryebashkiaku i Kuçovës: Ika emigrant 17 vjeç për shkak të Saliut, s'më pengon për zgjedhjet
30 Mars, 21:28
-
Gjykata e OKB-së refuzon kërkesën e Iranit për asetet e ngrira nga SHBA-ja
30 Mars, 21:04
-
Dita botërore e mjekut e gjen Shqipërinë me më pak mjekë! Stroni: Duhen trajtuar me dinjitet e paga të mira
30 Mars, 20:53
-
Pagesat e dyshimta ruse, Monika Kryemadhi: Shihemi në gjykatë
30 Mars, 20:44
-
Putin nënshkruan dekretin: 147 mijë ushtarë rusë do të rekrutohen në pranverë
30 Mars, 20:43