Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës njoftoi të enjten drejtuesit e mjeteve të angazhuara në transport ndërkombëtar të depozitojnë një kopje të noterizuar të çertifikatës së inspektimit/kalibrimit të tahografit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ose Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Sipas një njoftimi për shtyp të MTI-së, kjo çertifikatë kërkohet në kuadër të zbatimit të detyrimeve të marrëveshjes evropiane, që lidhet me punën e drejtuesve të mjeteve të angazhuara në transport ndërkombëtar ( AETR ), 1 korrik 1970, për të luftuar rastet e abuzimeve dhe falsifikimeve të çertifikatave të tahografit si dhe për të lehtësuar kontrollin nga organet ligjzbatuese në rrugë./a.gjonaj/ /atsh/
/Shqiptarja.com