Transporti publik kërkon vaksinimin e punonjësve, përfaqësuesi Memaj: Janë në kontakt me qytetarët, nuk e di pse nuk trajtohemi me dinjitet

Edhe punonjësit e transportit publik duhet të vaksinohen pasi janë çdo ditë në kontakt me qytetarët dhe rrezikojnë infektimin. Shoqatat e këtij sektori thonë se edhe ata duhet të jenë në grupet prioritare në procesin e vaksinimit, teksa shtojnë se ata kontribuojnë në buxhet dhe nuk duhet të mënjanohen.

Punonjësit e transportit publik, janë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, dhe përballen çdo ditë me rrezikun e infektimit, me këtë argument shoqatat kërkojnë që edhe ky sektor të jetë ndër primarët në vaksinim. 

Dashnor Memaj përfaqësues i transportit urban dhe interurban, thotë për Report TV se punonjësit e këtij sektori kontribuojnë në buxhetin e shtetit dhe nuk duhet të mënjanohen.

“Jemi kontribuues shumë të mëdhenj në buxhetin e shtetit, mund të përmend që sipas INSTAT janë 14 mijë individë të punësuar, dhe vetëm për sigurime shoqërore dhe shëndetësore aktualisht paguajmë 1.2 miliardë lekë të vjetra në muaj. Mesa duket transporti është i lënë anash, nuk e di pse nuk trajtohemi me dinjitet”, pohon Mema.

Duke qenë se është një nga sektorët më të goditur nga pandemia COVID-19, kërkesat që ju drejtuan qeverisë për mbështetje ishin të shumta, por sa prej tyre janë ende sot në fuqi?

‘Ato kërkesat që kemi parashtruar asnjëra nga ato nuk është marrë në konsideratë, se vetëm në atë mënyrë mund të dilnim nga kriza dhe situata e vështirë ku jemi. Ajo paketë që kemi kërkuar ne është oksigjeni ekonomik për kapërcimin e krizës. Të ardhurat në 2020 kanë rënë me 60-70% më pak se vitin paraardhës”, pohon ai.

Ky sektor ka qëndruar për rreth 4 muaj i mbyllur gjatë vitit 2020, ku nuk munguan as protestat ku kërkohej heqje e akcizës së naftës apo rimbursim për biletat e kategorive që përfitojnë transportin falas.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë