Në nëntor të viti 2015, grupi i Ilirjan Duçellarit dështoi në transportimin e 800 kg kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Nisja e lëndës narkotike u bë nga Divjaka, nga Piro Bregu, Elton Hamza, Rexhino Muçaj e Robert Muftari.
Por i penduari drejtësisë, Elton Hamza, ka rrëfyer se gjatë udhëtimit të parë u prishën motorët, skafi u mbush me ujë, kështu u detyruan të kthehen në Shqipëri. Ndaluan në Gadishullin e Karaburunit ku rikuperuan nga një tjetër gomone dhe lënda narkotike u dërgua në magazinën e "Lanit" në Vlorë.
Pas rreth një jave, u bë një tjetër tentativë trafikimi po me këtë sasi lënde narkotike, por skafi u mbush me ujë, se i kishin vjedhur tapat e ujit, e u detyruan të kthehen.
Arritën në piken e nisjes e ndërkohë, që po shkarkonin lëndën narkotike nga gomonia në furgon, ndërhyri policia. Aty, shtetasit Rexhino Muçaj e Robert Myftari u larguan në këmbë nëpër plazhin përreth, ndërsa Piro Bregu iku me gomone. Në Bari, Itali Mariglen Shusha po priste më kot që të arrinte ngarkesa e lëndës narkotike nga Shqipëria. Ilirjan Duçellari i njoftoi ato se ishte bërë sekuestrimi në Shqipëri.
Ndërkohë, në rastin e tentativës së dytë të trafikimit po të kësaj sasie lëndë narkotike, gjatë operacioneve të ngarkimit të gomones në bregun shqiptar e në nisjen e saj, "Lani" ishte i pranishëm. Sipas dëshmitarit, ai ishte në breg në bordin e autoveturës se tij, "Range Rover", bashkë me Zeëvendes Drejtorin e Policisë së Vlorës, Ilirjan Balla, i pranishëm për të mbrojtur dhe si garanci e operacioneve të ngarkimit të lëndës narkotike e të nisjes së mjetit lundrues nga bregu shqiptar.
Lajmi kryesor:
Zbardhet dosja e ‘Shpirtit’/ Më shumë se 12 milionë euro fitime në 3 vite, koka e grupit 'Lani' me plantacione gjigante kanabisi në Skrapar! Emrat e 'të penduarve'
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3994
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja e drogës së operacionit 'Shpirti', GJKKO dënon me nga 8 vite burgim ish-truprojën e Tahirit dhe 2 të tjerët! Përfituan nga gjykimi i shkurtuar
20 Shtator, 15:46
-
Operacioni ‘Shpirti', Nga Vlora në Radhimë, ja pronat që iu konfiskuan Ilirjan Duçellarit! Gjatë hetimit u sekuestrua pasuri me vlerë 10 mln euro
26 Dhjetor 2023, 11:51
-
Operacioni ‘Shpirti’/ GJKKO e Apelit lë në fuqi dënimet për 7 anëtarët e grupit të trafikut ndërkombëtar të drogës! Ndryshon vetëm vendimi për kreun e bandës
22 Dhjetor 2023, 11:47
-
Apeli i GJKKO e la në burg, ish-truproja e Tahirit rekurs në Gjykatën e Lartë
8 Dhjetor 2023, 14:37
-
‘Shpirti’/ GJKKO jep 150 vite burg për 15 anëtarët e grupit të përfshirë në skemën e trafikut ndërkombëtar të drogës! Një shpallet i pafajshëm
15 Tetor 2023, 11:33
-
Akuzohet për trafik droge, Apeli i GJKKO konfirmon dënimin për ish-truprojën e Saimir Tahirit
26 Shtator 2023, 10:24
-
U arrestua nga operacioni 'Shpirti', GJKKO shpall mos kompetencë për ish-prokurorin e Vlorës! Maksim Sota do të gjykohet në Durrës
15 Qershor 2023, 14:06
-
Operacioni 'Shpirti'/ GJKKO jep dënimet për 8 anëtarët e grupit të përfshirë në skemën e trafikut ndëkombëtar të drogës, 11 vite e 4 muaj burg për kreun e bandës (EMRAT)
9 Shkurt 2023, 15:46
-
I përfshirë në skemën e trafikut ndëkombëtar të kanabisit, GJKKO e dënon me 13 vite burg ish truprojën e Saimir Tahirit! Përfiton gjykim të shkurtuar
14 Dhjetor 2022, 11:36
-
'Zemra' prangos 6 shqiptarë dhe 5 italianë, transferuan 'fabrikat' e kanabisit nga Shqipëria në Itali, mbushën Barin me sera! Në operacion DIA italiane dhe SPAK (VIDEO)
8 Qershor 2022, 10:34
-
Operacioni 'Shpirti', të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, SPAK jep pretencën për 8 të pandehurit! Kërkon edhe konfiskim të pasurive
1 Qershor 2022, 15:13
-
U ekstradua një ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Hekuran Markun, ish-truproja i Saimir Tahirit: Nuk jam i përfshirë në trafikun e drogës
8 Maj 2022, 09:55