TIRANE - Ditën e sotme strukturat kundër Narkotikëve në Policinë e Kryeqytetit, në kuadër të realizimit të Operacionit Policor “Parkingu” kanë bërë e mundur arrestimin në flagrancë të Aidi Dylberi, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe Edmond Islamaj, 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Arrestimi në flagrancë i tyre, u arrit pas posedimit të informacioneve policore mbi këta shtetas, përgjatë momenteve të transportimit të lëndës narkotike e dyshuar cannabis sattiva, nga qyteti i Elbasanit për në drejtim të kryeqytetit.

Sasia e lëndës narkotike e llojit Hashah i presuar në formë çokollatë ishte 500 gramë, me destinacion shitjen për tregun e Tiranës.

Policia njofton se mesditën e sotme u bë ndalimi i këtyre shtetasve në zonën e tregut ushqimor në afërsi të stacionit të trenit Tiranë.

Aktualisht nga strukturat e policisë, vazhdon puna hetimore në drejtim të implikimit të tjerë personave të përfshirë në këtë prodhim dhe shpërndarje të lëndës narkotike.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)