Transportonin drogë me makinë, pranga tre shqiptarëve në Greqi (FOTO)

Transportonin drogë me makinë, pranga tre shqiptarëve në Greqi (FOTO)

Droga e sekuestruar

Një operacion i përbashkët anti-drogë i organizuar nga policia e Igumenicës në bashkëpunim me atë të Athinës, në kufirin greko-shqiptar, ka bërë të mundur ndalimin e tre shtetasve shqiptarë të cilët transportonin lëndë narkotike.

Operacioni i parë është organizuar ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit, pranë Igumenicës, ku u ndalua një mjet brenda të cilit u gjetën 32 kg e 430 gramë marijuanë.  Drejtuesi i mjetit ku u gjet lënda narkotike është 28-vjeçari Altin Trapi i cili ka deklaruar se  drogën e kishte marrë pranë doganës  së Mavromatit në zonën e Qafë-Botës.

Po në të njëjtin vend, mbrëmjen e djeshme është ndaluar një tjetër mjet, në shasinë e të cilit ishin fshehur 21 kg e 180 gramë marijuanë. Mediat greke raportojnë se drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri ishin shqiptarë, përkatësisht 19 vjeçari Xhoni Hasakolli dhe 24 vjeçari Xhuliano Bregu, të cilët kanë rënë në prangat e policisë.

Droga e kapur që po transportohej me makinë

/er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë