Vlorë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës drejt Italisë me gomone, 5 të arrestuar, mes tyre një egjiptian! Një ditë më parë u kapën në Karaburun 15 klandestinët që po trafikonin

Vlorë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës drejt Italisë me gomone, 5 të arrestuar, mes tyre një egjiptian! Një ditë më parë u kapën në Karaburun 15 klandestinët që po trafikonin

Emigrantët e kapur në Karaburun

5 persona janë arrestuar, mes tyre një egjiptian, pasi akuzohen se transportonin emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta drejt Italisë me gomone. Arrestimi i tyre ndodhi gjatë operacionit të koduar “Bristani”,  ku të arrestuarit kundrejt pagesës i transportonin emigrantët drejt Italisë.

Arrestimi i tyre ndodhi në bashkëpunim mes Delta Forcë në Vlorë dhe Guarda Di Finanza, ku një ditë më parë u kapën edhe 15 klandestinë në zonën e Karaburunit, të cilët më pas do të niseshin me gomone drejt Italisë.

Në pranga përfunduan Klodian  Gjikondaj, 38 vjeç, banues në Vlorë; Mohamed Sherif, 61 vjeç, me shtetësi egjiptiane; Fatjon Belaj, 36 vjeç, banues në Vlorë; Robert  Hysa, 44 vjeç, banues në Tiranë; Arjol Lleshi, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. L., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet 5 të arrestuarit në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë transportuar nga Tirana në qytetin e Vlorës 15 shtetas të huaj (egjiptian), duke i transportuar më pas në rrugë tokësore me automjet deri në qytetin e Orikumit, duke vijuar udhëtimin në këmbë deri në vendin e quajtur “Gjiri i Bristanit”, nga ky dyshohet se do të siguronin kalimin e tyre me mjete lundruese drejt Italisë, kundrejt shpërblimit monetar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.

 

I.K/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen