/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ishin duke futur në rrugë jo ligjore përmes kufirit të gjelbër, goma dhe mjete të ndryshme, por kësaj radhe planet nuk kanë shkuar si gjithnjë dhe Policia e Korçës i ka arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur në orën 23:00 të së enjtes, kur shtetasit, Eduart Isak Ozuni, vjeç 34, banues në Durrës, Valmir Perparim Kutrolli , vjeç 18 banues në Kapshticë-Devoll, Amarildo Luan Mulla, vjeç 19 banues në Kapshticë -Devoll, Ernest Vexhi Kutrolli, vjeç 19 banues në Kapshticë -Devoll dhe Erikend Roland Avxhi , vjeç 18, banues Kapshticë-Devoll, ishin duke kryer aktivitetin e tyre të paligjshëm, kur forcat blu të Seksionit të Hetimit dhe Analizës së Riskut në Drejtorinë Rajonale Kufirit Migracionit Korçë, realizuan arrestimin në flagrancë të të dyshuarve në fjalë.
Gjatë hetimeve ka rezultuar se këta shtetas pasi futnin kontrabandë gomat i transportonin për në qytetin e Durrësit, ku më pas i shitnin.Materialet I kaluan Prokurorisë për veprime të metejshme, vepra penale "Kontrabandim të mallrave të ndaluara e kryer në bashkepunim" dhe " Kalim i pa laigjshëm i kufirit shteteror ".
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale : 2 automjete ,mjeti tip Ford i Bardhe me targë AA 941 AG, në pronësi të shtetasit Eduart Ozuni dhe automjeti tip Benz Veture me targe AA 419 DL në pronësi të shtetasit Amarildo Mulla, si dhe 88 goma autoveturash të përdorura.
/Shqiptarja.com