Një shqiptar është kapur duke transportuar 3 kg marijuanë me makinë nga Shqipëria drejt Kosovës.

Mbrëmjen e djeshme (1 tetor), vetëm pak pasi kishte kaluar pikën kufitare të Morinës, ndalohet mjeti tip Volkswagen Toureg në Vërmicë.

Pas kontrollit në makinë u gjetën 3 kg marijuanë.

“Pas gjetjes është njoftuar njësiti antidrogë dhe me urdhër të prokurorit është konfiskuar vetura dhe pronarit të veturës i është shqiptuar ndalesa prej 48 orësh" - njofton policia.

Lajmin për konfiskimin e kësaj sasie droge, e ka konfirmuar edhe Nexhmi Krasniqi, nga Departamenti për Kufij në Policinë e Kosovës.