Transportonin emigrantë të paligjshëm në këmbim të parave, dy të arrestuar në Korçë e Gjirokastër

Transportonin emigrantë të paligjshëm në këmbim të parave, dy të arrestuar në Korçë e Gjirokastër

Foto ilustruese

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi janë konstatuar se transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt parave. Përkatësisht është arrestuar një 32-vjeçar nga Bangladeshi, i identifikuar me inicialet M.H. dhe një 37-vjeçar i identifikuar si E.SH., banues në Elbasan.

Policia bën me dije se 32-vjeçari nga Bangladeshi në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka trasportuar emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, duke i kaluar në Greqi e më pas në Gjirokastër. Pas kësaj, 32-vjeçari i shoqëronte emigrantët deri në Tiranë në këmbim të 250 eurove.

Ndërsa, 37-vjeçari është konstatuar nga forcat e Policisë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, duke transportuar emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së kundrejt 300 eurove. Ndërkaq është shpallur në kërkim shtetasja K. B., 35 vjeçe e cila dyshohet se ka bashkëpunuar për transportin e emigrantëve.

Ndaj të dy shtetasve rëndon akuza “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë