18-muaj burg është dënimi që ka marrë këtë të martë një 29-vjeçar shqiptar nga Gjykata e Krimeve në Nice, Francë, pasi u arrestua në flagrancë javën e shkuar, duke transportuar refugjatë afrikanë.
Ervisi, rezindent në Bergamo, Itali, u ndalua të shtunën nga policia policia kufitare franceze në Sospel, pasi në automjetin e tij “Renault Espace”, ndodheshin pesë refugjatë nga Eritrea dhe Sudani.
Mediat franceze shkruajnë se tarifa që një refugjat paguante që të kalonte nga Italia në Francë ishte 150 euro, ndërsa shqiptari, murator në profesion, merrte 100 euro.
Julie Rouillard, prokuroi i çështjes tha se Ervisi ishte pjesë e një grupi të strukturuar të trafikut të qenieve njerëzore, raportojnë mediet lokale.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com