Shkuan të merrnin 148 kg kokainë në portin e Livornos, arrestohen 3 korrierët shqiptarë! Droga nga Ekuadori do shkonte në Zvicër

Shkuan të merrnin 148 kg kokainë në portin e Livornos, arrestohen 3 korrierët shqiptarë! Droga nga Ekuadori do shkonte në Zvicër

Porti Livornos, Itali

Livorno-  Tre shqiptarë janë arrestuar në portin e Livornos në Itali, ku kishin shkuar për të tërhequr 148 kg kokainë e ardhur nga Ekuadori, bëjnë të ditur mediat italiane.

Kokaina e paketuar në 139 pako kishte ardhur nga porti i Guayaquil i Ekuadorit e fshehur në një kontejner me banane dhe si destinacion kishte Zvicrën.

Autoritetet italiane vepruan në bazë të sinjalizimeve të cilat ishin shkëmbyer me Agjencinë Doganore.

Ka qenë skaneri që zbuloi 139 pakot e fshehura në kontejnerin me banane dhe më pas oficerët e Guardia di Financa ishin pozicionuar për disa orë në pritje për të arrestuar personat që do të vinin të merrnin ngarkesën.

Në momentin e arestimit 'korrierët' shqiptarë nuk kanë bërë rezistencë por mësohet se identifikimi i tyre ka qenë i vështirë pasi nuk banonin në Itali dhe nuk kishin dokumente identifikimi.

Nuk bëhen të ditur emrat e 'korrierëve' shqiptarë por dy prej të arrestuarve mësohet se janë vëllezër, shkruan Corriere della Sera duke shtuar se nëse droga do të shkonte në destinacionin e duhur ata do të kishin përfituar një shumë prej mijëra eurosh.

Sipas autoriteteve ky është sekuestrimi më i madh i kokainës vitet e fundit në këtë port, ndërsa Gjykata e Livornos ka caktuar masën e arrestit burg për 3 korrierët shqiptarë.

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 12/08/2024 19:51

    Eshte bere kokaina sikur jane paketat e makaronave or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën